Roje Pylli (2)

50x50 gjilan komuna
Opština Gnjilane
Objavljeno
04/10/2021
Grad
Gnjilane
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 79 dhe 80, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punës: Roje pylli
Institucioni: Opština Gnjilane
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për bujqësi dhe pylltari
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i pozitave: (2) dy
Titulli i mbikëqyresit: Shefi i sektorit
Grada/Kofeficienti: 4.5
Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ruan pyjet nga prerja ilegale,zjarret dhe dëmtimet e tjera;
  • Ruan florën dhe faunën e pyjeve;
  • Bën vulosjen e drurëve të prera legalisht;
  • Lëshon fletë përcjellëse për transportin e drurëve të prera legalisht:
  • Shkruan fletë paraqitje dhe i paditë në Gjykatën përkatëse personat-dëmtuesit e pyllit, florës dhe faunës identitetin e të cilëve e ka verifikuar,duke konfiskuar masën drunore dhe mjetin transportues deri sa të përfundon procedura Gjyqësore;
  • Rregullisht dhe në mënyrë të saktë mban ditarin e punës dhe librin e trungjeve;
  • Bën zëvendësimin e Rojtarit tjetër me rastin e pushimeve vjetore dhe mjekësore;
  • Për punën e vetë i raporton,Shefit të sektorit të pyjeve dhe teknikut të pylltarisë

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara: 

  • Shkolla e mesme;
  • 1 vit përvojë pune
  • Të jetë i gatshëm të punoj nën presion;

Zbatohet periudha provuese në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve konform nenit 70, paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të LZP nr.06/L-114.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës
  3. Dokumentin e identifikimit
  4. Çertifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale
  5. Çertifikatën mjekësore (Për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese e njëjta do të kërkohet vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 04.10.2021 deri me 18.10.2021. 

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve fotokopje, nuk kthehen. Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Prano njoftimet me email