Roje Pylli (2)

Opština Južna Mitrovica
Objavljeno
10/09/2021
Grad
Mitrovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Ne pajtim të nenit 68 parag.1, neni 79, 80, 81 dhe 82 të Ligjit nr. 06-L/114 për Zyrtarët Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2, neni 10 nënparagrafi 2.1, i Ligjit nr.03/L-212 të Punës, nenit 4, si dhe dispozitave tjera të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpall;

K O N K U R S P U B L I K

Institucioni : Komuna e Mitrovicës
Drejtoria: Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve
Titulli i vendit të punës: Roje pylli – dy (2) pozita
Periudha e kontratës; Në kohë të pacaktuar
Kategoria funksionale/Koeficenti: 5

Qëllimi i vendit të punës: Mbrojtja e pyjeve nga prerja ilegale, dhe raportimi për çdo lloj dëmi nga faktorët e ndryshëm, si; dëmi nga prerja ilegale, dëmet e shkaktuara nga zjarret, erozionet, kafshet e egra, përcjelljen dhe raportimin e gjendjës shendetësore të drunjëve, ndryshimet eventuale të strukturave pyjore prej qfarë do faktori, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë Detyrat

  • Angazhimi i drejtperdrejt në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve natyrore;
  • Parashtrimi i fletparaqitjeve për vjedhje pylli, dhënia e shenimeve udhëheqësit për procedurë të mëtutjeshme;
  • Evidentimi i të dhënave në ditarin e punës dhe librin e cungjeve;
  • Informimi i personave përgjegjës për mbrojtjen e pyjeve nga vjedhje, uzorpimet, zjarret, sëmundjet dhe pjesëmarrje direkte në parandalimin e tyre;
  • Bashkëpunimi me stafin teknik dhe me shefin e njësisë për mbrojtjen e mirëfillt të pyjeve;
  • Përfaqësimi i lëndëve-fletëparaqitjeve për vjedhje të pyllit, në gjykata në cilësinë e dëshmitarit;
  • Bashkëpunimi me Policinë për ndërprerjen e dëmit pyjor si dhe identifikimin e saktë të palëve dëmtuese.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgatitjen e nevojshme shkollore dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Përgatitja e mesme shkollore.

Dokumentet e kërkuara;diplomë e noterizuar e shkollës së mesme, drejtimi i pylltarisë, në mungesë të këtij drejtimi kërkohet diplomë e shkollës së mesme në drejtime tjera, kopje e leternjoftimt, extrakti i lindjes, si dhe dëshmi nga gjykata se nuk jeni i denuar apo nën hetime për vepër penale.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune, aftësi vendimmarrëse, raportuese dhe i gatshëm të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme :

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 10.08.2021 deri me dt;08.09.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 09.09.2021 deri me datën 23.09.2021. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Roje Objekti   Podujevo
02/12/2021
Roje   Peć
01/12/2021