Roje Objekti

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna e Podujevës
Objavljeno
22/07/2021
Grad
Podujevo
Kategorija
Sigurim  
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar në Nenet 79, 80 dhe 81 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës dhe Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Podujevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

  • POZITA : Roje Objekti, (1) një pozitë
  • KOEFICIENTI: 5
  • LLOJI I POZITËS : I karrierës, (Periudhë provuese 6 muaj)
  • ORARI I PUNËS : 40 orë në javë
  • MBIKËQYRËSI : Drejtori i Drejtorisë

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • E ruan palestrën sportive dhe hapësirat e tjera;
  • Mbikëqyrë mirëmbajtjen e objektit;
  • Kujdeset për paisjet sportive,
  • Cakton terminet e ekipeve që kanë ushtrime sportive si dhe loja sportive në palestër.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë e shkollës së mesme.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e Kërkuara:

  • Diploma e kualifikimit përkatës
  • Kopja e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit)
  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Afati i aplikimit:

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej  dt. 22.06.2021 deri me dt.21.07.2021.

Afati për paraqitjen   e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 22.07.2021 deri me datën 06.08.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Zyren e Personelit, në këtë numër të telefonit 038 200 41-014.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/