Punëtor/e Tekniko-Shërbyes/e (shtëpiak/e) (4)

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Objavljeno
16/12/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Duke u bazuar në nenin 79, 80 dhe 82 të Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe nenit 2  paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën:  

SHPALLJE TË KONKURSIT  

Titulli i vendit të punës:

1. Punëtor Tekniko-Shërbyes (shtëpiak) në SHFMU “Pjeter Bogdani”
2. Punëtor Tekniko-Shërbyes (
roje) në Konviktin “Sadik Stavileci”
3. Punëtor Tekniko-Shërbyes (
shtëpiak) në SHML Gjimnazi “Hajdar   Dushi”
4. Punëtor Tekniko-Shërbyes (shtëpiak) në Konviktin “Sadik  Stavileci”  

Institucioni: Opština Đakovica
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i Pozitave: (4) katër
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës/Konviktit
Grada/Koeficienti: Sipas koeficientit 4.0
Kohëzgjatja e emërimi: Tre pozitat e para për kohë të pacaktuar, pozita e katërt me afat   të caktuar për një vit shkollor 

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas ligji. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

Personeli shërbyes – teknik, ka për detyrë të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara  në kontratën e punës dhe Rregulloren për Institucionet Edukative – Arsimore të Komunës së  Gjakovës numër 01-110/05-11032 të datës 05/05/2017, dhe detyrat të tjera që ia jep mbikëqyrësi i  drejtpërdrejtë.

Shkollimi i kërkuar: Shkollimi i mesëm 

Dokumentet e kërkuara:  

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Diploma mbi kualifikimin e noterizuar;
  • Diplomat e leshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara  (kopje);
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) kopje.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e  intervistimit. 

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me  dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).  

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i  hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.12.2021 deri me datë 30.12.2021 (16:00). 

Paraqitja e kërkesave: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si  dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet  personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë. 

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/ 

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen