Punëtor/e teknik/e në SHMLT (2)

50x50 komuna peje
Komuna Pejë
Objavljeno
08/12/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të Nenit 67, 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik , Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin  në Komuna të Republikës së Kosovës , Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në  Republikën e Kosovës , Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik ,Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë: 

KONKURS 

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS  

Institucioni : Komuna e Pejës
Drejtoria : Drejtoria e Arsimit

Titulli i vendit të punës :

  • Punëtor/e teknik/e në SHMLT ” Shaban Spahija “ Pejë 

Numri i pozitave : Dy (2)
Orët e punës : 40 orë në javë
Periudha e kontratës : 31.08.2022
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit ;
Grada –Koeficienti : 4/1 

Kushtet dhe kualifikimi:  

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës ; 
  • Përgatitja e mesme shkollore; 

Dokumentet e nevojshme : 

  1. Dëshmi mbi përgatitjen profesionale-kualifikimin, fotokopje e vërtetuar te noteri,
  2. Dokumentin e identifikimit –kopje e letërnjoftimit, 
  3. Ekstrakti i lindjes (kopje); 
  4. Certifikata mbi gjendjen shëndetësore; 
  5. Certifikata nga Gjykata që nuk është nën hetime (origjinali) 

 Detyrat kryesore : 

  1. Të kujdeset për higjienën si në shkollë ashtu edhe në objektet e jashtme të shkollës
  2. Pastron korridoret e institucionit edukativo-arsimore së paku dy here brenda një  ndërrimi , ndërsa tualetet pas çdo pushimi të orës mësimore 
  3. Pastron klasat dhe lokalet tjera në tërësi pas mbarimit të mësimit , bankat dhe  karriget e nxënësve kurse xhamat e dritareve dhe korridoreve çdo një muaj. Xhamat e  zyrave pastrohen çdo javë. 
  4. Bën përgatitjen me kohë të mësonjëtoreve , kurse ndezjen e stufave e bën së paku  një orë para fillimit të mësimit 
  5. Nuk lejohet ndëshkimi , fyerja apo injorimi i nxënësve gjatë punës apo personelit  tjetër arsimor 
  6. Kryen punë tjera që i urdhëron drejtori ,zëvendës drejtori apo zyrtari administrative I  shkollës e që janë në interes për mbajtjen e higjienës në klasë dhe ambientet tjera të  shkollës. 

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data 08.12.2021 deri me datën 22.12.2021.  

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Drejtorin Komunale për  Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti  dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e  ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë  Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për  këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara)  nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të  datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo  aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet  prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e  dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi  aplikuesit i drejtohen DKAsë, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e  komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/pejëi/dhe në linkun :https://konkursi.rks-gov.net/.  

 

Slični oglasi