Punëtor/e teknik/e (mirëmbajtës/e) (2)

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Objavljeno
29/10/2021
Grad
Rahovec
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 037L-212, si dhe nenit 79 të Ligjit për Zyrtarët Publik NR.067114. Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

Për plotësimin e 2 vendeve të lira të punës — nëpunësi administrativ dhe mbeshtetës, në shkolla: Punëtor teknik (mirëmbajtës/e) në shkollë.

Kushtet për konkurrim:

Për vendin e punës kërkohet sipas Ligjit të punës Nr. 03/L-212.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e diplomës së shkollimit të kryer, të noterizuar,.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret / shkarkohet nga linku: konkursi.rks-gov.net

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 50 pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë-punëtor-teknik ( mirëmbajtës) në shkolla, kanë të drejtë të punësohen. Lista pritëse vlen vetëm gjatë vitit 2021-2022.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës .

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 29.10.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 12.11.2021, deri ne ora 16:00.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi