Punëtor/e Teknik/e

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Objavljeno
13/10/2021
Grad
Kačanik
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 79,80, 81 të Ligjit Nr.06)L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.037L-212 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik më 13.09.2021, shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Punëtor teknik
Numri i pozitave: (1)
Koeficienti Grada 4/1
Drejtoria për Arsim dhe Kulturë
Njësia/sektori: SHFMU “ 7 Shtatori” në Begracë

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit
  • Kujdeset për pasurinë e institucionit brenda dhe jashtë objektit
  • Kujdeset për mjetet e punes dhe materialin shpenzues për mirëmbajtjen e higjienës
  • Harton listën e nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës së objektit
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto
kërkesa:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme.

Kohëzgjatja e emërimit : pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun konkursi.rks-gov.net dhe vveb-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 13.10.2021 deri më 27.10.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
3. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
4. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
5. Dëshminë për përvojën e punës nëse ka (nuk është obligative):

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun konkursi.rks-gov.net dhe vveb-faqen komunale

“Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”: Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre. Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

08/12/2021
02/12/2021