Punëtor/e ndihmës/e (3)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Opština Klina
Objavljeno
04/10/2021
Grad
Klina
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në mbështetje te nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 067 L- 114 për Zyrtarët Publik, si dhe nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 037 L-212 dhe Udhëzimit Administrativ 772017, Komuna e Klinës shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Klinës
Drejtoria : për Arsim
Titulli i vendeve te punës:

  • Një (1) Punëtor ndihmës ne SHFMU “Tre Dëshmoret” ne Jashanice te larte
  • Një (1) Punëtor ndihmës ne SHFMU “Ismet Raci” ne Kline
  • Një (1) punëtor ndihmës ne SHFMU “Emin Duraku” ne Sferk

Lloj i pozitës : karrierës
Grada Koeficienti: 4
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë
Orët e javës 40
Periudha e kontratës : ne kohë te pacaktuar
Kohëzgjatja e punës provuese : 6 mujore

Përshkrimi i detyrave punuese:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen , pastërtinë dhe rregullimin e te gjitha hapësirave shkollore
  • Te këtë sjellje te mire dhe respekt me punëtoret dhe jo diskriminues me bashkëpunëtoret qe punon
  • Duhet ta respektoj kodin e veshjes dhe sjelljes i përcaktuar me rregulloren e parapare
  • Kryen edhe pune tjera me urdhër te Drejtorit te cilit edhe i përgjigjet

Kualifikimi profesionale - aftësitë

Shk. E Mesme

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma (e noterizuar)
  • Ekstrakt i lindjes
  • Certifikata nga Gjykata qe nuk është nen hetime
  • Letërnjoftimi

Dokumentet dorëzohen ne kopje pasi qe te njëjtat pas përfundimit te procedurave te rekrutimit nuk kthehen. Konkursi mbetet dite i hapur nga data 04.10.2021 deri me dt. 18.10.2021

Te gjithë kandidatet e interesuar aplikacionet mund ti marrin ne forme fizike ne Zyrën e Personelit apo ti shkarkojnë ne ueb faqen zyrtare te komunës se Klinës.

Vetëm kandidatet te cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë ne listën e ngushtë do te ftohen ne interviste. Diploma duhet te jete e noterizuar , ne te kundërtën gjatë selektimit te aplikacioneve do te refuzoj çdo aplikacion te kandidateve te cilët nuk e kanën ketë kusht te konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave te te gjitha komuniteteve te Republikës se Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit te paraparë nuk pranohen

Rezultatet shpallen ne ueb faqen e Komunës.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

21/11/2021
Punëtor/e Teknik/e   Kačanik
19/11/2021
19/11/2021
04/11/2021