Programi i Praktikës në Punë (150) UP

Agjencia e Punesimit e Republikes se Kosoves e1614259947260
Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës
Objavljeno
15/12/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Prano njoftimet me email

Opis

THIRRJE PËR APLIKIM

PROGRAMI PRAKTIKËS NË PUNË

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” , hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale (me prioritet), Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri. Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin  e Punës Sociale në UP.

INFORMATA RRETH PROGRAMIT DHE DETYRAVE

  • Kohëzgjatja e angazhimit: 6 muaj
  • Orari i punës: Me kohë të plotë: (5 ditë në javë).
  • Vendi i punës: Qendrat për Punë Sociale (QPS), Zyrat e Pensioneve, Qendrat për të Moshuar, Qendrat për Aftësi të Kufizuar dhe OJQ-të e licencuara në komunën përkatëse.

Përshkrimi i detyrave: 

Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të institucionit/organizatës dhe Departamentit për Punë Sociale (UP), praktikanti do të:

  • Asistojë institucionin/organizatën në vlerësimin e nevojave të komunitetit;
  • Ndihmojë institucionin/organizatën në aktivitetet e përditshme për Shërbime Sociale dhe programet tjera të mbrojtjes sociale (pensionet dhe ndihmat sociale)
  • Ndihmojë institucionin/organizatën në shqyrtimin e aplikacioneve për Ndihmë Sociale dhe Skemat Pensionale
  • Ndihmojë në promovimin e shërbimeve të ofruara nga institucioni/organizata dhe inkurajojë komunitetet në nevojë të përfitojnë nga shërbimet e ofruara;
  • Mbajë shënime dhe raportojë mbi aktivitetet dhe praktikat më të mira;
  • Asistojë institucionin/organizatën në kryerjen e vizitave në terren;
  • Çdo detyrë tjetër e ndërlidhur me përshkrimin e punës dhe siç mund të kërkohet ose caktohet nga mbikëqyrësi.

PROCEDURA E APLIKIMIT DHE DOKUMENTET E NEVOJSHME

Kriteret e aplikimit:

  • Të jetë i/e regjistruar në Zyrën e Punësimit
  • Bachelor ose Master në drejtimet si Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;
  • Nota mesatare në studime duhet të jetë më e lartë se 7, përparësi do të kenë aplikuesit me notë mesatare mbi 8;
  • Mosha deri në 25 vjet ;
  • Zotërim i mirë i njërës prej gjuhëve zyrtare të punës në komunën përkatëse;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Dokumentet e mëposht me dërgohen përmes emailit në; Masa1.4@rks-gov.net ​ duke përdorur titullin (subject line): “Punë Praktike: Komuna për të cilën aplikoni”.

  • Kopja e diplomës së shkollimit universitar në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri;
  • CV-në;
  • Kopja e skanuar e letërnjoftimit;
  • Konfirmimi i statusit të papunësisë (duhet të regjistroheni në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj dhe të merrni vërtetimin e papunësisë);
  • Forma e aplikimit e plotësuar.

Afati i aplikimitdo të jetë i hapurnga data 14-27 Dhjetor 2021, ora 16:00.

Vëmendje: Aplikuesit do të përzgjedhen bazuar në kriteret e përcaktuara nga një komision në përbërje të përfaqësueseve të MFPT-së dhe Departamentit të Punës Sociale në UP. Po ashtu në Tabelën nr.1 bashkangjitur me këtë thirrje keni numrin e planifikuar të praktikantëve që do të angazhohen në kuadër të secilës komunë, duke përfshirë edhe drejtimet.

Potpuno saopštenje.