Praktikantë për promovimin e Platformës Digjitale (10)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Komunat Përkatëse
Objavljeno
17/09/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Prishtinë, 13/09/2021

Thirrje e Hapur për Dhjetë (10) praktikantë për të përkrahur promovimin e Platformës Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut

në Komunat Prizren, Gjakovë, Junik, Kamenicë dhe Prishtinë

Informata të përgjithshme

Në vitin 2016, Misioni në Kosovë i OSBE -së mbështeti zhvillimin e Platformës Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut (PDPP), www.platformadigjitale.com me qëllim të përmirësimit të transparencës së operacioneve të qeverisjes komunale, dhe për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje në Kosovë. PDPP është krijuar me idenë që t'ju:

  1. mundësojë banorëve shkëmbimin e ideve për lagjet e tyre, diskutimin dhe të votimin për planet e tyre për përmirësimin e qytetit;
  2. mundësojë punonjësve të komunës pjesëmarrjen në diskutime, prezantimin e opinionit ose politikës zyrtare, dhe fillimin e bashkëpunimit në mënyrë produktive me banorët e qytetit;
  3. mundësojë institucioneve komunale t'i shqyrtojnë parashtresat e banorëve, të japin përgjigjen e tyre gjithëpërfshirëse për idetë e pëlqyera dhe ti angazhojnë banorët në procesin e hartimit të politikave dhe

Aktualisht, Platforma është zhvilluar për komunat Prizren, Gjakovë, Junik, Kamenicë dhe Prishtinë. Në përpjekje për ti dhënë një shtytje edhe më të madhe përdorimit të Platformës nga banorët në pesë komunat nevojitet promovim i mëtejshëm i Platformës në secilën nga komunat.

Objektivi

me qëllim të promovimit të mëtejshëm të Platformës dhe për të arritur shtrirje sa më të madhe tek popullata e gjerë, do të angazhohen dhe mbështeten 10 praktikantë (dy në secilën komunë) për një praktikë tre-mujore. Praktikantët do të përqendrohen në promovimin e mëtejshëm të Platformës dhe do të mbështesin administratën komunale në këtë drejtim.

Detyrat

Detyrat e përgjithshme për secilin praktikant përfshijnë si vijon:

  • Të sigurojnë të dhëna dhe ide për aktivitetet promovuese, bazuar në konsultimet me stafin përkatës komunal dhe OSHC -të;
  • Të hartojnë plan promovues që përfshinë përdorimin e prezantimit të përshtatshëm grafik dhe video se si të përdoret Platforma, të përcaktojnë publikun e synuar dhe afatin kohor për zbatim;
  • Të zbatojnë aktivitete, kryejnë punë në terren dhe takohen me publikun e synuar në mënyrë që të prezantohet PDPP;
  • Të zbatojnë fushatë në mediat social dhe ta monitorojnë atë, si dhe të bëjnë fushatë në mediat tradicionale;
  • Të përkrahin administratën komunale në regjistrimin e të dhënave të pranuara në PDPP, lidhin të dhënave e pranuara me zyrën përkatëse komunale dhe kthejnë përgjigje në kohë;
  • Të përkrahin administratën komunale në prezantimin e arritjeve, duke i përfshirë këtu punët në vazhdim dhe ato të përfunduara, dhe prezantimin e tyre para publikut;

Bazuar në konsultimin me zyrtarët komunalë, do të përcaktohen detyra specifike në secilën komunë përkatëse.

Rezultatet e pritshme

  • Plane të dizajnuara të punës, me përshkrim të hollësishëm të detyrave dhe përgjegjësive;
  • Numri i aktiviteteve të përfunduara dhe vizitat në terren;
  • Numri i postimeve në mediat sociale;
  • Raport mbi përdorimin e PDPP para dhe pas periudhës së praktikës;
  • Në fund të programit, praktikantët do të përgatisin raportin e ekipit duke paraqitur gjetjet dhe përvojat e tyre individuale në lidhje me zbatimin e PDPP në çdo komunë.

Treguesit e performancës

Praktikanti e respekton planin e punës me orar të plotë gjatë muajit;

Ai/Ajo respekton orët e punës brenda kornizës kohore të dakorduar me mbikëqyrësin; Praktikanti demonstron interesim dhe përkushtim gjatë gjithë procesit të të mësuarit.

Vendi:

Ekipe të përbëra nga dy (2) kandidatë të përzgjedhur do të vendosen në ambientet e komunave përkatëse.

Kohëzgjatja:

Programi i punës praktike do të zgjasë tre muaj, gjegjësisht gjatë periudhës kohore tetor-dhjetor 2021. Kandidatët e përzgjedhur duhet të paraqiten në vendet e caktuara të punës bazuar në planin e punës me orar të plotë.

Kvalifikacije:

  • Të jetë mes moshës 18 dhe 30 vjeç në kohën e aplikimit në program;
  • Njohuria e mirë e temës së çështjes dhe përvoja e mëparshme pune në aktivitete promovuese do të konsiderohen si vlerë e fuqishme;
  • Interesim të vërtetë për angazhim civil;
  • Përvojë në promovimin e veprimit vullnetar dhe qytetar që përfshin dhe mobilizon rrjete të gjera të akterëve të shoqërisë civile;
  • Shkathtësi hulumtimi dhe hartimi të demonstruar;
  • Përvoja në organizimin e konferencave, diskutimeve publike dhe ngjarjeve është vlerë e fuqishme;
  • Zotërimi profesional i rrjedhshëm i gjuhës angleze me aftësi komunikimi të shkëlqyera do të konsiderohen si vlerë e fuqishme;
  • Njohuri kompjuterike (Microsoft package);
  • I/e regjistruar në apo me fakultet të përfunduar të shkallës së parë Universitare;
  • Të jetë entuziast/e, lojtar/e ekipi, i/e vetë-motivuar, i/e gatshëm për të mësuar;
  • Të ketë aftësi për të krijuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie pune efektive me njerëz nga kultura apo nacionalitete të tjera, duke e ruajtur paanshmërinë dhe

Shënim: Kandidatët nga komunitetet joshqiptare, të rinj nga zonat rurale dhe kandidatet gra inkurajohen fuqishëm që të konkurrojnë.

Shpërblimi i propozuar:

Secilit kandidat të zgjedhur do ti jepet shuma prej 200€ për person/në muaj për mbulimin e kostos së transportit ditor dhe shpenzimeve të jetesës. Shuma do t'i vihet në dispozicion secilit pjesëmarrës në para të gatshme në fund të çdo muaji pas dorëzimit të fletëve të nënshkruara të pjesëmarrjes.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre (maks. 1 faqe) dhe një letër motivuese (maks. 1 faqe) në gjuhën angleze në: dpppinterns@gmail.com jo më vonë se më 23 shtator, duke e theksuar qartë komunën në të cilën ai/ajo parapëlqen të vendoset.

Kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të ftohen për intervistë.

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

26/11/2021
22/11/2021
18/11/2021
13/09/2021