Praktikant/e Vullnetar/e (pa pagesë) (10)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata Themelore në Prizren
Objavljeno
17/12/2021
Grad
Dragaš
Kategorija
Vrsta oglasa

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të nenit 3 dhe 4 të Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve në  Gjykata, për Praktikant Vullnetarë (pa pagesë), për kohë të caktuar prej një (1) viti,  

Gjykata Themelore në Prizren,  

Objavljuje: 

K O N K U R S 

Nr.01/2021 

Titulli i vendit të punës: Praktikant Vullnetar (pa pagesë) 

  1. Gjykata Themelore në Prizren 30 pozita
  2. Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë 20 pozita
  3. Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Dragash 10 pozita 

Nëpunësi mbikëqyrës: Administrator i Gjykatës-Ndihmës Administratori-në degë.
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) viti, pa pagesë.
Vendi: Gjykata Themelore në Prizren dhe degët në Suharekë dhe Dragash 

Përshkrimi i detyrave të punës: 

Detyrat e Praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe  menaxhimin e tyre në përgjithësi.  

Detyrat kryesore: 

  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si  dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi. 
  • Ndihmon gjyqtarët në punët që kanë të bëjnë në futjen e lëndëve në dosje.
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet,  gjykimet e të tjera. 
  • Kryen edhe pune tjera sipas nevojës.

Kvalifikacije: 

  • Diplomë e Fakultetit Juridik, programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose  Master.  
  • Njohuri të procedurave gjyqësore.  
  • Aftësi për kryerjen e procedurave gjyqësore ( juridike).  
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore.  
  • Aftësi të shkëlqyeshme për përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë  aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.  

VËREJTJE: 

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatë të jashtëm dhe nëpunës civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin  Civil (Ligji Nr.03/L-149, dhe Rregullores për procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil  dhe Rregullores për procedurën e rekrutimit të Praktikantëve (Rregullorja Nr. 02/2010).
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar. 

Konkursi është publikuar më datën 16.12.2021 dhe mbyllet më datën 30.12.2021. 

Aplikacionet mund t’i merrni në Zyrën e Pranimit në Gjykatën Themelore në Prizren, Rr. “William  Walker”, P.nr., dhe po ashtu, aplikacionet mund t’i shkarkoni në mënyrë elektronike në Web portalin  e Këshilli Gjyqësor të Kosovës: https://www.gjyqesori-rks.org/ 

Shkarko Aplikacionin 

Aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Prizren, Rr. “William  Walker”, P.nr,. 

  • Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha personat e gjinisë mashkullore dhe  femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 
  • Komuniteti jo shumicë kanë të drejtë përfaqësimi proporcional në organet e Shërbimit civil  të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës .

Aplikacioni e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçar. Aplikacionet  duhet të plotësohen qartë dhe të lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të  dhënat e kërkuara. Duhet të plotësohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën aplikohet. 

Aplikacionit duhet të i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për aplikim, siç janë: 

  • Kopja e diplomës për shkollën e kryer
  • Specializimet e ndryshme profesionale
  • Certifikata të tjera, vërtetime, rekomandime etj.
  • Certifikatë që nuk është nën hetime

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me  shënime të sakta, aplikacionet nuk do të shqyrtohen. 

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion, kandidatët nuk kanë të drejtë ti  tërheqin mbrapa. 

Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësie mund të dërgoni pyetje në e-mailin:
gjthprizren@rks-gov.net

Potpuno saopštenje.

 

Slični oglasi

18/01/2022
14/01/2022
14/01/2022