Praktikant/e për Sistemet Windows

teb bank kosovo
TEB
Objavljeno
16/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Praktikant për Sistemet Windows u Zyrën Qendrore u Prishtinë.

Përgjegjësitë:

  • Përcjellja e zhvillimeve të reja, inovacioneve lidhur me sektorin bankar dhe teknologjinë, vlerësimi i përfitimeve prej tyre dhe ndarja me titullin e mësipërm.
  • Kryerja e kërkimeve për kompanitë për marrje të shërbimit dhe zgjidhjet të tyre.
  • Përcjellja e zhvillimeve ekzistuese dhe zhvillimeve ndërkombëtare.
  • Përgatitja e raporteve të vazhdueshme të projektit të cilat kërkohen.
  • Të gjitha detyrat, kërkesat, incidentet dhe ndryshimet duhet të lëshohen dhe menaxhohen përmes SDP-së (‘Service Desk Plus’).
  • Përgatitja e raporteve periodike në çështjet përkatëse dhe dorëzimi i tyre tek Mbikëqyrësi.
  • Përcaktimi i serverëve dhe softuer-it për përdoruesit
  • Sigurimi i zbatimit të efektshëm dhe përdorimi i pajisjeve të TI -së
  • Zbatimi i aplikacioneve të linjës dhe anulimi i modifikimeve të degëve si hapja, zhvendosja dhe mbyllja e degës dhe, testimi i linjës së të dhënave
  • Mirëmbajtja e përditësimeve të softuerit duke u lidhur drejtpërdrejtë me klientin dhe softuerin
  • Dhënia e mbështetjes direkte nga distanca ose me telefon
  • Instalimi dhe çinstalimi i sigurtë i sistemeve të serverëve
  • Përgjigja ndaj kërkesave të tiketave të stafit në Zyrën Qendrore ose në çdo zyrë të degës
  • Përditësimi i ndryshimeve të aseteve përmes asset manager SDP.
  • Përditësimi, menaxhimi dhe raportimi i rregullt lidhur me softuerin e antivirus-it si nga ana e serverit ashtu edhe nga ana e klientit
  • Monitorimi i të gjithë serverëve të cilët janë nën përgjegjësinë e njësisë Windows, raportimi i problemeve tek personat përkatës, përcjellja e procesit në rast nevoje
  • Punë të tjera përkatëse të caktuara nga mbikëqyrësi

Kualifikimet e kërkuara:

  • Studentët e vitit të fundit të shkollimit universitar (BA )
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Njohuritë e kërkuara në MS Office, trajnimet e Microsoft ex. MCSA ose MCSE janë një avantazh
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ Afati i fundit për aplikim është 21.11.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

01/12/2021
Housekeeper   Priština
29/11/2021
19/11/2021
19/11/2021