Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve

64x64 ipko
IPKO
Objavljeno
17/06/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Praktikanti/ja në Qendrën e Thirrjeve i raporton Menaxherit për Kujdesin ndaj Klieneteve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Ofron shërbimet e aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Priština

Afati i fundit për aplikim është data 24.06.2021

Apliko online.

Slični oglasi

Praktikantë me pagesë (5)   Priština nova
20/10/2021
20/10/2021
Punëtor/e Teknik/e   Kačanik
13/10/2021
Drejtor/e në SHFMU   Gnjilane
11/10/2021