Praktikant/e në Departamentin e Modelimit të Kredive dhe Analizës së Riskut 

teb bank kosovo
TEB ShA
Objavljeno
09/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB po kërkon Praktikant në Departamentin e Modelimit të Kredive dhe Analizës së Riskut u Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Të mbështesë Menaxherin në projektet dhe detyrat e dhëna dhe kryerja e detyrave në kohë dhe me saktësi dhe cilësi, nën mbikëqyrjen e Menaxherit.
  • Të mbështesë dhe marrë vendim të duhur për kredi duke siguruar të dhënat dhe raportimin e saktë
  • Të mësuarit dhe puna lidhur me mjetin e veçantë që kërkon aftësi të shkrimit dhe dizajnimit
  • Të njoftojë Menaxherin për progresin e tij dhe për pyetje të mundshme. Respektimi i orëve të punës sipas marrëveshjes
  • Punë të tjera relevante që kërkohen nga Menaxheri

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në fakultetin Ekonomik, Statistikë, apo Menaxhment dhe Informatikë
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të MS Office, posaqërisht të excel-it dhe Power Point
  • Të jetë analitik dhe të dijë të përdorë ndonjë mjet/program statistikor
  • Të kuptoj ekonominë, dinamikën e tregut dhe të kredive
  • Duhet të ketë opinion/njohuri rreth bankingut për Retail dhe/apo produktet kreditore
  • Te jetë i orientuar kah biznesi dhe ambicioz për t’u zhvilluar dhe të përcaktoj rregulla të biznesit
  • Të jetë i orientuar kah risku, dhe i gatshëm të punoj në analiza të detajuara dhe projekte.
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze, njohja e gjuhës turke është një aset.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 15.10.2021. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi