Praktikant/e me pagesë (2)

oshp
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)
Objavljeno
16/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Bazuar në Rregulloren Nr. 01/2020, e Punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit me Nr. të  protokollit 83/20 të datës : 03.03.20, Organi Shqyrtues i Prokurimit, hap konkurs lidhur me  pranimin e Praktikantëve, me pagesë prej 150 euro në muaj, për kohë të caktuar, në kohëzgjatje  prej 3+3 muaj, Organi Shqyrtues i Prokurimit publikon këtë:  

KONKURS
PËR PRAKTIKANT/E ME PAGESË 

Nr. 02/2021  

Për pranim të praktikantëve me pagesë : 

  • Numri i Praktikanteve: 2 praktikant/e

Përshkrimi i punës së Praktikantit/es 

  • Titulli i pozitës: Praktikant/e 
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Kryesuesi i Sekretariatit të OSHP-së 

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së dhe  administratën e OSHP-së, hartimin e shkresave dhe në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe  menaxhimin e tyre në përgjithësi. 

Detyrat kryesore:  

  • Vepron nën mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së;
  • Ndihmon në përgatitjen e Raportit të Punës së OSHP-së, për vitin 2021;
  • Ndihmon zyrën e Kryesuesit të Sekretariatit të OSHP-së dhe administratën e OSHP-së,  hartimin e shkresave dhe në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre  në përgjithësi;
  • Ndihmon Kryesuesin e Sekretariatit të OSHP-së, dhe Administratën e OSHP-së në punët  që kanë të bëjnë me futjen e shkresave nëpër lëndë, fotokopjimin e lëndëve, shpërndarjen  e lëndëve për Panelet Shqyrtuese, përgatitjen e shkresave;
  • Ndihmon në punët e ndryshme në Organin Shqyrtues të Prokurimit;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës.

Kvalifikacija:  

  • Diplomë universitare;  
  • Njohuri të mjaftueshme lidhur me ligjet në Republikën e Kosovës;  
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin e shkresave, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e  dokumenteve ligjore, shkathtësi komunikimi për punë dhe aftësi të mira të punës me  kompjuter. 

Dokumentacioni për aplikim:  

  1. Diplomë Universitare,  
  2. Letër motivuese; 
  3. Kopjen e letërnjoftimit. 

VEREJTJE: 

  • Konkursi ngel i hapur 8 ditë nga dita e publikimit më datën: 16 / 11 / 2021 dhe mbyllet me  datën : 23 / 11 /2021.
  • Konkursin mund ta gjeni në web faqen www.oshp@rks-gov.net.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Organin Shqyrtues të Prokurimit në Zyrën  e Personelit, Rruga "Migjeni" ish-Ndërtesa e Bankës se Lublanes, Kati i- V-të, ose përmes e mailit : arta.S.berisha@rks-gov.net.

Për informata të tjera mund të lajmëroheni në numrin e Tel. 038/212-360, apo të shkruani në  e-mail: arta.S.berisha@rks-gov.net.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët të cilët i plotësojn  kushtet, sipas konkursit, do të ftohen dhe kontaktohen për intervistim.

Aplikacioni për praktikant.

 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

01/12/2021
22/11/2021
15/11/2021
13/09/2021