Praktikant/e i Zgjidhjeve të Biznesit 

teb bank kosovo
TEB ShA
Objavljeno
30/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant i Zgjidhjeve të Biznesit për Zyrën Qendrore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë shkollim në MIS ose Inxhinieri Kompjuterike ose Administrim Biznesi
  • Të ketë aftësi të komunikimit me shkrim dhe verbal, duke përfshirë aftësitë teknike të të shkruarit
  • Të kuptuarit e koncepteve të inxhinierisë së sistemeve
  • Njohuri të teknikave dhe metodave te modelimit
  • Aftësi të mendimit analitik dhe zgjidhjes së problemit
  • Të jetë i orientuar në detaje dhe i aftë të gjenerojë nivel të lartë të saktësisë
  • Aftësi të ofrimit të lehtësirave

Përshkrimi i pozitës:

  • Kuptimi, përcaktimi i nevojave të biznesit ose problemeve të biznesit dhe rekomandimi i zgjidhjeve që u shtojnë vlera palëve të interesuara.
  • Të veprosh si një ndërlidhës midis ekipeve të zhvillimit të softuerit dhe njësive të biznesit.
  • Dokumentimi i nevojave të projektit duke përdorur mjete dhe teknika të ndryshme të analizës së biznesit.
  • Kapja e kërkesave të biznesit nga njësitë e biznesit duke punuar ngushtë me to dhe përkthimi i tyre në rezultate të tilla si rastet e përdorimit, historitë e përdoruesve, proceset e punës dhe diagramet.
  • Përcaktimi i rasteve të testimit, kryerja e testeve të pranimit të përdoruesit dhe plotësimi i kërkesave të tranzicionit për projektet e zhvillimit të softuerit
  • Interesim për teknologjitë Mobile, E-banking dhe Pagesat me Kartela.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 04.11.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi