Praktikant/e i Sistemeve të Rrjetit dhe Sigurisë

teb bank kosovo
TEB
Objavljeno
16/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Praktikant i Sistemeve të Rrjetit dhe Sigurisë u Zyrën Qendrore u Prishtinë.

Përgjegjësitë:

  • Përcjellja e zhvillimeve të reja, inovacioneve lidhur me sektorin bankar dhe teknologjinë, vlerësimi i përfitimeve prej tyre dhe ndarja me titullin e mësipërm.
  • Kryerja e kërkimeve për kompanitë për marrje të shërbimit dhe zgjidhjet të tyre.
  • Përcjellja e zhvillimeve ekzistuese dhe zhvillimeve ndërkombëtare.
  • Përgatitja e raporteve të vazhdueshme të projektit të cilat kërkohen.
  • Të gjitha detyrat, kërkesat, incidentet dhe ndryshimet duhet të lëshohen dhe menaxhohen përmes SDP (shërbimit për ndihmë).
  • Përgatitja e raporteve periodike në çështje të ndërlidhura dhe paraqitja e tyre tek Mbikëqyrësi ose Menaxheri i TI -së
  • Nuk ka ndonjë përgjegjësi menaxheriale sipas këtij titulli.
  • Mbrojtja e të gjithë fjalëkalimeve të TI-së, pajisjeve, çelësave, dokumenteve konfidenciale të cilat janë dhënë
  • Mbajtja e duhur e mjedisit të punës në përputhje me parashikimet dhe reputacionin e bankës tonë
  • Vlerësimi i mesazheve, detyrave që vijnë përmes e-mailit ose rrjedhave të tjera të punës dhe përmbushja e kërkesave
  • Takimet periodike
  • Përcjellja, eliminimi dhe parandalimi i përsëritjes së problemeve të përcaktuara në raportet e auditimit
  • Sigurimi i standardeve të cilësisë dhe shërbimit në projekte / detyra
  • Zbatimi i politikave dhe rregullave të sigurisë së të dhënave përderisa realizon ndonjë funksion në përgjegjësinë e tij /saj
  • Monitorimi, parandalimi, ndërhyrja në qasjet e paligjshme në sistem.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemeve IVR dhe ofrimi i mbështetjes për qendrën e thirrjeve.
  • Mirëmbajtja e aseteve të njësisë së tele-komunikimit
  • Përditësimi i sistemeve përkatëse sipas procedurave
  • Monitorimi i serverëve dhe raportimi i problemeve për personat e përfshirë, vëzhgimi i procesit dhe, nëse është e nevojshme, informimi i mbikëqyrësit për të përfunduar dhe rivendosur lidhjen me rrjetin.
  • Analizimi dhe zgjidhja e problemeve të rrjetit
  • Monitorimi i lidhjeve ndërkombëtare dhe të atyre në mes të partnerëve të bankës.
  • Pjesëmarrja në krijimin / zhvendosjen dhe testimin e lidhjeve të rrjetit të degëve gjatë hapjes së degëve të reja dhe zhvendosjes ose mbylljes së degëve ekzistuese. Dhe punë të tjera përkatëse të urdhëruara nga mbikëqyrësi i tij/saj

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kërkohet shkollim në fushat e TI-së
  • Trajnimet ose certifikimet lidhur me Rrjetin / Sigurinë TI
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 21.11.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

25/11/2021
22/11/2021
19/11/2021