Praktikant/e i Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave

teb bank kosovo
TEB ShA
Objavljeno
23/09/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi Praktike

TEB një ndër bankat më me renome në mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të Kosovë është pjesë e brendit të mirënjohur bankar në Turqi e BNP Paribas.

TEB po kërkon Praktikant i Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave, në Departamentin e Sigurisë së Informacionit dhe Mbrojtjes së të dhënave në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Të mbështes ekipin në dokumentimin të programeve, proceseve dhe procedurave të sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes së të dhënave.
  • Të kontrolloj rregullisht email-in për alarme dhe njoftime. Të raportoj ato ngjarje që nuk mund të trajtoj personalisht tek mbikqyrësi.
  • Të hulumtoj rreth kërcënimeve dhe dobësive aktuale dhe të mundshme rreth sigurisë së informacionit.
  • Mbështet ekipin në kryerjen e kontrolleve të sigurisë së informacionit dhe brojtjes së të dhënave .
  • Të trajtoj ankesat e klientëve në lidhje me procesimin e të dhënave personale.
  • Mëson dhe punon me programe të ndryshme të cilat kërkojnë një qasje të orientuar në detaje.
  • Të njoftojë Menaxherin për progresin e tij dhe për pyetje të mundshme.
  • Kryen detyra të tjera që kërkohen gjatë orarit të punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në Shkenca Kompjuterike, Sisteme të Informacionit, dhe Inxhinjeri Kompjuterike.
  • Të ketë njohuri bazike në sistemet operative Windows si dhe të koncepteve të rrjeteve dhe databazave, dhe MS Office.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe të ndjek udhëzime specifike.
  • I/E gatshëm të punoj në ekip dhe të zgjeroj përgjegjësitë e tij/saja.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, hulumtuese dhe komunikuese.
  • Të jetë i orientuar kah risku, dhe i gatshëm të punoj në analiza të detajuara dhe projekte.
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 30.09.2021. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

25/11/2021
22/11/2021
22/11/2021
19/11/2021