Mundësi për kryerjen e praktikës

teb bank kosovo
TEB ShA
Objavljeno
13/09/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

Mundësi për kryerjen e praktikës

Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.

TEB tani po kërkon studentë në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar në programin për fillestarë në afarizmin bankar, për të gjitha degët ku operon. Përmes kësaj mundësie kandidatët e interesuar do të mund te kyqen ne programin interaktiv hyrës të praktikës që do të zgjasë 3 muaj.

Përgjegjësitë:

  • Të jetë i përkushtuar në program në trajnimet në klasë, degët përkatëse si dhe zyrën qëndrore.
  • Të jetë pjesë interaktive e programit.
  • Të tregoj interesim në zhvillimin personal dhe profesional në bashkëpunim me kandidatët tjerë të grupit dhe trajnerët.
  • Të adaptohet lehtë me kërkesat e programit.
  • Detyra tjera relevante të caktuar nga mbikëqyrësi direkt.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Studentë në përfundim të studimeve apo te diplomuar në fakultetet e Shkencave Shoqërore, Ekonomik, Agrobiznes, Teknologji Informative, ose edhe fushave tjera nëse e ndijnë vetën sfidues.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Shqipe dhe Angleze në të folur dhe shkruar.
  • Anëtar i mirë i ekipit dhe aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • E obligueshme: njohuri e MS Office (Excel, Word, Outlook, PowerPoint).

Ofrohet kontratë praktike për tre (3) muaj.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/

Afati i fundit për aplikim është 24.09.2021. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

29/11/2021
29/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021