Mjekë Specialistë (6), Laborant/e Mjekësor (1)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
QKMP Gjakovë
Objavljeno
14/10/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 14/09/2021
Afati për aplikim: 14/10/2021 - 21/10/2021

Në bazë të nenit 67 paragrafi.l. paragrafi 3 pika 2, paragrafi 5, 6 dhe 7, nenit 68 paragrafi 3,4, 5 dhe 7, nenit 69 paragrafi 2 i Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik; në pajtim me nenin 6 paragrafi 1.3 të Statutit të Shërbimit Spitalor dhe Qendra Klinike Univerzitare e Kosovës (SHSKUK), Neni 62 paragrafi 6 të Ligjit Nr.04/L-125 për Shëndetësi, Neni 5 të Rregullorës mbi Marrëdhënien e Punës nr.1003 datë 21.07.2016 dhe miratimin e kërkesës nga Bordi Drejtues i SHSKUK me datë 29.07.2021 dhe 19.08.2021. UD i Drejtorit Ekzekutiv i QKMP shpallë:

KONKURS

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës | Nr.Vende të lira | Koeficienti

Mjek Specialist i Mjekësisë së Punës | 1 | 8.4
Mjek Specialist- Intemist | 1 | 8.4
Mjek Specialist- Pulmolog  | 1 | 8.4
Mjek Specialist- Kardiolog | 1 | 8.4
Mjek Specialist- Radiolog | 1 | 8.4
Mjek Specialist- Psikiater | 1 | 8.4
Laborant Mjekësor BCH | 1 | 5.4
TOTALI | 7

Titulli i vendit të punës:

1 (Nje) Mjek Specialist i Mjekësisë së Punës
1 (Nje) Mjek Specialist- Intemist
1 (Nje) Mjek Specialist- Pulmolog
1 (Nje) Mjek Specialist- Kardiolog
1 (Nje) Mjek Specialist- Radiolog
1 (Nje) Mjek Specialist- Psikiater

Norma e punës: Orar i plotë (40 orë në javë)
Raporton tek: Shefit të Kabinetit / Drejtori Shëndetësor
Kontrata e punës: E përhershme
Kategoria funksionale/ Grada: Nr. i Referencës: 8.4

Përgjegjësit kryesore të Mjekëve Specialistë për të gjitha pozitat:

  • Siguron standarde të larta të përkujdesjes ndaj pacienteve.
  • Mirësjellja, kujdesi dhe respektimi i pacientit dhe personelit punues.
  • Mirësjellja dhe bashkëpunimi profesional me stafin tjetër punues.
  • Pranimi, ekzaminimi e trajtimi përkatës i pacientit.
  • Kryen evidentimin e rregullt përmes dokumentacionit mjekësor (historia e sëmundjes, fletlëshimi, protokolli etj) të pacientit.
  • Kryen vizitat e rregullta tek pacientët e shtrirë në institucionin shëndetësor.
  • Bënë kërkesa për vizita plotësuese-konsultative,
  • Mbikëqyrë realizimin e detyrave ditorë të punës të stafit punues.
  • Jep mendime profesionale për punën që e kryen.
  • Kryen detyra të tjera ashtu si kërkon mbikëqyrësi për mbarëvajtjen e punëve në institucionin ku është i punësuar.
  • Kryen edhe detyra te veçanta kur i kërkohen lidhur me profesionin e ngushtë specialistik që e ka.
  • Është përgjegjës për hartimin e plan-programit të punës së tij individuale e kolektive në vendin e punës,
  • Angazhon stafin punues në realizimin e detyrave ditore të punës,
  • Siguron dhe zhvillon programe e kurse trajnimi profesional
  • Bën kontrollin e rregullt (inspektimin e hapësirave, pajisjeve dhe të inventarit në vendin e punës)
  • Siguron ambient të pastër e të sigurt për të gjithë,
  • Menaxhon me material shpenzues dhe pajisjet tjera,
  • Siguron sistem efikas komunikimi për të gjithë brenda institucionit,
  • Përpunon dhe realizon protokole profesionale të trajtimit të pacienteve,
  • Merr pjesë në studime kërkimore-shkencore profesionale,
  • Ndërmerr masa për ngritjen e cilësive menaxhuese të afitësimit profesional dhe kolektiv në repart (njësi),
  • Ushtron detyra plotësuese bazuar në kualifikimin e tij profesional dhe menaxhuese etj,
  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuptimin cilësor bazuar në nivelin profesional që ka,
  • Dhënia e këshillave profesionale me shkrim e me gojë rreth trajtimit të pacientit dhe përcaktimit të terapisë ditore,
  • Sipas radhës punon në ambulancën për pacientë dhe bënë ekzaminimin e tyre.

Shkollimi i kërkuar për pozicionet e kërkuara Mjekë Specialistë:

Të ketë arsimim universitar nga lëmia përkatëse me edukim plotësues profesional.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë;
  • Licenca e Specialistit për Specializimin përkatës dhe M.I. (e përhershme ose e përkohshme nga Oda e Mjekëve të Kosovës, në këto raste edhe kopja e diplomës origjinale të specializimit);
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë trajnime të veçanta, si dhe njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës;
  • Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë, të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në përdorim;
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është e deshirueshme;
  • Letërnjofitimi fotokopje ose leja e banimit të përkohshëm, dhe Certifikata e lindjes-fotokopje.

Titulli i vendit të punës: Një (1) Laborant Mjekësor BCH

Raporton tek: Shefat e Kabinetit Laboratori Biokimik-Hematologjik
Kontrata e punës: E përhershme
Kategoria funksionale/ Grada: 5.4 Nr.Referencës: QKMP- 03/09/2021

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Laborantit Mjekësor BCH:

  • Të kolektoj të dhena të sakta mbi pacientin sipas specifikave të infermierit përgjegjës në Laboratorin Biokimik Hematologjik.
  • Të kontriboj në krijimin e një mjedisi të sigurtë klinik për të gjithë pacientet dhe koleget në Laboratorin Biokimik Hematologjik
  • Të siguroj komunikim të mire gjatë kyerjes së detyrës gjatë orarit të punës si dhe të dhena të sakta për pacientet për të cilët kujdeset gjatë orarit të punës.
  • Te ju japë pacienteve informata të sakta dhe të qarta lidhur me kujdesin i cili ju ofrohet atyre në Laboratorin Biokimik Hematologjik.
  • Të kontriboj në mbajtje të pastertisë dhe higjienes në mjedisin ku punon dhe të punoj gjithnjë në përputhje me udhëzuesit mbi kontrollin e infeksionit në Laboratorin Biokimik Hematologjik
  • Të përdorë dhe të mirëmbajë në mënyrë të duhur dhe të sigurtë të gjitha pajisjet në Laboratorin Biokimik Hematologjik.
  • Të regjistrohet dhe licencohet tek autoritetet përkatëse zyrtare.
  • Të kryej edhe punë tjera të caktuara nga Shefi i Kabinetit të Laboratorit Biokimik Hematologjik

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit për pozicionet:

  • Diploma e mbarimit të Shkollimit Bachelor i Biokimisë Laboratorike
  • Licenca e lemisë përkatëse; Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë, të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në përdorim;
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Letëmjoftimi, fotokopja ose leja e banimit të përkohshëm, dhe Certifikata e lindjes, fotokopje.

Kushtet e pjesëmanjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar. kanë mbaruar shkollimin e kërkuar dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave sipas këtij konkursi.

Procedurat e konkurrimit: Hapja e procedures së konkurimit shpallet nga NJBNJ,në ueb faqen e konkurimeve te SIMBNJ, të paktën 30 ditë para dates së planifikuar për paraqitjen e aplikimit nga kandidatet e interesuar. Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë kalendarike mbas perfundimit të njoftimit në të SIMBNJ. Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyren e Sektorit e Personelit të QKMP-Gjakovë Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës.

Kontaktet me telefon mund ti bëni në nr.tel.0390 310061

(Gjatë dorëzimit të aplikacioneve duhet respektohen masat anti Covid me maska distance)

Aplikacionet e derguara pas mbylljes se konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Ciceron/e   Podujevo
26/11/2021
26/11/2021
23/11/2021
23/11/2021