Mjek/e i/e praktikes së përgjithshme

akademia sigurise publike
Akademia e Kosovës për Siguri Publike
Objavljeno
14/07/2021
Grad
Vučitrn
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 8 të Ligjit Nr.03/212 i Punës,Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave te konkursit në sektorin publik Akademia e Kosovës për Siguri Publike shpall konkurs.

Për plotësimin e vendit të punës

Pozita: Mjek i praktikes së përgjithshme
Nr. i references: AKSP-2021
Numri i vendeve të punës: 1 (një)
Paga bazë (bruto): 565.51 €
Orari i punes: I plotë

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës: Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Udhëheqësit të Divizionit të Shërbimeve të Përgjithshme, është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve mjekësore për vijuesit e trajnimeve dhe arsimit të larte në akademi, si dhe personave tjerë që marrin pjese në pune dhe aktivitete që lidhen direkt me akademinë.

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore

  1. Ofrimi i shërbimeve mjekësore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike;
  2. Përcaktimi i diagnozës dhe ofrimi i terapisë adekuate;
  3. Referimi i pacientëve për në QE & QKUK;
  4. Përkrahja në realizimin e trajnimeve përmes demonstrimit të ofrimit të ndihmës së parë;
  5. Realizimi i vizitave mjekësore në hapësirat ku zhvillohen aktivitete sportive dhe në hapësirat tjera të akademisë sipas kërkesave të palëve;
  6. Menaxhimi i punës në Sektorin Mjekësor dhe mbikëqyrja e teknikëve/infermierëve;
  7. Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore, dhe përcjellja e protokollit ditor mjekësor;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm e që kërkohen kohë pas kohe nga Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve të Përbashkëta.

Shkollimi dhe përvoja e kërkuar

  • Përgatitje Universitare – Mjekësi e Përgjithshme (e obligueshme).
  • Certifikata e licencimit (e obligueshme).
  • Stazhi i punes sipas kërkesave të ligjit (e obligueshme).

Aftësia, dhe atributet tjera që kërkohen

Njohuri të mira të punës me kompjuter, në programet Microsoft Word, Excel, Power Point. Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve të kufizuara kohore, aftësi për të punuar me njerëz të kulturave dhe religjioneve të ndryshme, gjinisë dhe pikëpamjeve të ndryshme politike duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin, vet- iniciativë dhe përkushtim i vëmendjes ndaj detaleve dhe aftësi për të punuar në një ambient ekipor. Njohja e njërës nga gjuhet zyrtare (e obligueshme).

Kohëzgjatja e emërimit

Konform Ligjit të Punës Nr.03/L-212, periudha provuese gjashtë (6) muaj.

Data e mbylljes se konkursit

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga data e publikimit, duke filluar nga data 16.07.2021 deri me datën 30.07.2021, në ora 16:00.

Paraqitja e kërkesave

Aplikacionet dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Vushtrri. Aplikacionit i bashkëngjitet një cv profesionale dhe kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkohet për vendin e punës për të cilin konkurroni. Forma e aplikacionit mund të shkarkohet nga ueb faqja e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike: http://www.aksp-ks.net/ .

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Për informata me te hollësishme mund te kontaktoni Zyrën e Personelit nr. tel: 028 590 070 Ext 210 ose 211, prej orës 08:00 - 1600.

Slični oglasi

Mësimdhënës/e (4)   Dragash nova
20/10/2021
20/10/2021
18/10/2021