Mjek/e Specialist/e (2)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Financave, Punës dhe Transferve
Objavljeno
05/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

RN00007705
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 06/10/2021
Afati për aplikim: 05/11/2021 - 19/11/2021

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenet 64 parag.1; 66 dhe 67; mbështetur në  nenin 7 dhe 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës dhe në Rregulloren (QRK)  Nr. 16 /2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 7  paragrafi 2 neni 9 paragrafi 1,2 të rregullores, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve  shpallë  

KONKURS 

Titulli i pozitës së punës: Mjek Specialist 2 (dy) pozita
Kodi i pozitës: RPC0001524
Nr.Reference: RN00007705
Departamenti i Pensioneve / Divizioni i Komisionve Mjekësore
Kategoria funksionale: Niveli Profesional 1
Koeficienti i pages: H-20 grada H-659
Orët e punës: 40 orë në javë
Lloji i pozitës: Nëpunës i shërbimit publik, rregullohet sipas dispozitave të Ligjit të Punës,  marrëdhënia e punës për një periudhë të pacaktuar pas kalimit të punës provuese 6 muaj.  Vendi i punës: Prishtinë
Nëpunësi raporton tek : Udhëheqësi i Divizionit për Komisione Mjekësore  

Qëllimi i vendit të punës: Në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e departamenteve të skemave  pensionale dhe sociale kujdeset për organizimin dhe funksionimin e komisioneve mjekësore lidhur  me shqyrtimin e dokumentacionit, ekzaminimin fizik dhe përcaktimin e shkallës së aftësisë së  kufizuar për aplikantët e skemave pensionale dhe sociale sipas rregullave ligjore në fuqi.  

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës:  

  1. Në cilësinë anëtarit/kryetarit të komisionit mjekësor, bën shqyrtimin e dokumentacionit,  egzaminimin objektiv dhe përcaktimin e shkallës së invaliditetit për të gjithë aplikantët e  pensionit të aftësisë së kufizuar; për të gjithë kërkuesit e ndihmave sociale të kategorisë së parë;  
  2. Në cilësinë e anëtarit të komisionit mjekësor, merr pjesë në komisione mjekësore të cilat  organizohen edhe në departamentet e tjera të MFPT-së që kanë të bëjnë me përcaktimin e  shkallës së invaliditetit; 
  3. Merr pjesë në të gjitha komisionet që organizohen në të gjitha regjionet e Kosovës dhe bën  vizita shtëpiake kur aplikantët janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore;
  4. Mbanë procesverbale të rregullta në të gjitha seancat që merr pjesë, bën plotësimin e saktë të  formularëve të komisioneve mjekësore për të gjitha rastet e shqyrtuara/ekzaminuara dhe  kujdeset për mirëmbajtjen e tyre;  
  5. Përgatit raporte të rregullta javore, mujore dhe vjetore për punën e tij dhe raporton te  udhëheqësi i divizionit të komisioneve mjekësore për të gjitha shkeljet e evidentuara në raport  me vlerësimet e komisionit mjekësor;  
  6. Bashkëpunon me kolegët dhe udhëheqësin e divizionit, angazhohet në ngritjen profesionale  dhe intelektuale;  
  7. Merr pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga MFPT-ja me qëllim të arritjes së  rezultateve më të mira;  
  8. Sipas nevojës,rishikon dhe kontrollon punën e zyrtarëvve të tjerë profesional të nivelit më të  ulët duke sugjeruar, udhëzuar kryerjen e punëve profesionale ;  
  9. Kryen edhe punë të tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga  mbikëqyrësi i drejtërdrejtë.  

Kërkesat (Njohuri,Aftësi dhe Cilësitë) e përgjithshme të nevojshme: 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike; 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe koordinuese;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access).

Kërkesat e përgjithshme formale (Kualifikimet dhe përvoja e punës): 

  • Diplomë/a e Fakultetit të Mjekësisë; 
  • Së paku dy(2) vite përvojë pune profesionale, në fushat Internist, Psikiater, Ortoped, Fiziatër,  Mjek Familjar;
  • Licencë pune për ushtrimin e veprimtarisë së mjekut specialist.

Dokumentet e nevojshme :  

  • Kopje e diplomës të kualifikimit universitar e vërtetuar, 
  • Dëshmi e përvojës së punës profesionale, 
  • Kopje e dëshmisë së trajnimeve profesionale,
  • Certifikatë –licencë të Mjekut specialist,
  • Kopje të dokumenteve që provojnë plotësimim e kushtve për aplikim që kërkon vendi i  punës;
  • Dëshmi se nuk është nën hetime gjyqësore.

Pozita e lartëcekur i përket kategorisë: Nëpunës i Shërbimit Publik - Zyrtar profesional 1 

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në Ueb faqen unike:  https://konkursi.rks-gov.net. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi  publikohet edhe në web faqen e MFPT-se 

Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen në divizionin për burime njerzore/MFPT, adresa:  Rruga ”Edit Durham” Nr.46-Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00. Aplikacionet e  dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletura refuzohen. Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për  verifikim para komisionit intervistues. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet në këtë  procedurë do të njoftohen individualisht përmes adesës elektronike në e-mail tuaj ose përmes  numrit të telefonit.  

Fusha e njohurive, aftësive që do të vlerësohen në intervisten me gojë do të jetë:  Njohuri e thellë e procesit të zbatueshërisë së legjislacionit në fushën e të drejtave të personave me aftësi  të kufizuara dhe kategorive tjera si dhe për aplikantët e skemave pensionale dhe sociale sipas  rregullave ligjore dhe nënligjore në fuqi;  

Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.  

Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.  

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të  kufizuara inkurajohet të aplikojnë për pozitat e shpallura. 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Programme Assistant   Priština nova
29/11/2021
Human Rights Officer   Mitrovica nova
29/11/2021
29/11/2021
26/11/2021