Mjek/e i/e përgjithshëm (5)

komuna malisheve e1558789653457
QKMF Malishevë
Objavljeno
30/07/2021
Grad
Malishevë
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 0GJL-114, të nenit $ të Ligjit të Punës nr: 03VL-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 0772017 Komuna e Malishevës - QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” shpall:

KONKURS PËR PLOTSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mjek/e i/e Përgjithshëm/e në QKMF - “Dr: Shpëtim Robaj”- Malishevë.

  • Mjek/e i/e Përgjithshëm/e 5 pozita te lira

Institucioni: Komuna e Malishevës
Departamenti) Drejtoria: Drejtoria Për Shëndetësi dhe mirëqenie Sociale- QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave (5) Pesë.
Titulli i mbikëqyrësit Drejtori i QKMF-së
Gradal Koeficienti 7.2-H27
Kohëzgjatja e emërimit Me kohë të pa caktuar
Periudha Provuese Gjashtë (6) muaj

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotëroj njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik

Detyrat dhe përgjegjësitë për mjek/e i/e përgjithshëm

  • Ofron shërbime me standardë të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi.
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirës për pacientin nën mbikëqyrjen e mjekut familjar.
  • Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikëqyrjen e Mjekut Familjar.
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simptomatologjinë
  • Kujdesi për personat në nevojë
  • Edukimi shëndetësor etj.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e fakultetit të mjekësisë drejtimi i përgjithshëm:
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuar nga MASHT:
  • Formulari i aplikimit i plotësuar:
  • Rezymeja personale (CV):
  • Licencën e punës, (kopje):
  • Certifikatën e lindjes:
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar (origjinali).
  • Letërnjoftimin të fotokopjuar:
  • Certifikatën e mjekut për punë (pas përzgjedhjes nga komisioni):

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen
në rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë.

Aplikacionet dorëzohen nga data 30.07.2021 deri me dt: 13.08.2021 Aplikacionet merren dhe dorëzohen ne zyrën e personelit ne QKMF (ditëve të punës prej: 07 deri ora 15).

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara nuk do të pranohen.

Slični oglasi

Mësimdhënës/e (4)   Dragash nova
20/10/2021
20/10/2021
Mësues/e Klase në SHFMU   Dečane nova
20/10/2021
16/10/2021
15/10/2021