Mjek/e i/e përgjithshëm

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Opština Đakovica
Objavljeno
18/11/2021
Ističe
02/12/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 2 paragrafi 2 të  Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën: 

SHPALLJE TË KONKURSIT  

Titulli i vendit të punës: Mjek i Përgjithshëm në QMF 

  • Institucioni: Opština Đakovica
  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: (1) një
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Njësisë, Udhëheqësi i Departamentit të MF – QKMF
  • Grada/Koeficienti: 7.2 
  • Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha  episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë  qendrore nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me  simtopatologjinë; 
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve;
  • Kujdesi për personat e moshuar në nevojë; 
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike;
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të mjekësisë familjare sipas nevojës;
  • Referon pacientin te specialist i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse;
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike); 
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete  (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete); 
  • Zbatimi i programit të vaksinimit, edukimi shëndetësor, etj.; 
  • Inkurajohet nga puna ekipore (mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në  komunitet); 
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon  problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre; 
  • Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me  nevojat e pacientit aftësitë dhe kualifikimet për të përmbushur nevojat e institucionit;
  • Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave orientim dhe edukim;
  • Komunikon qartë saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë;
  • Kryen edhe punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar  rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe  politikat e MSH në fuqi; 
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë; 
  • Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional;
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit; 
  • Përcjellja e sëmundshmërisë nën mbikëqyrje të mjekut familjar; 
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut; 
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për  menaxhimin e sëmundjeve; 
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës;
  • Merr pjesë në takime, konferenca dhe tregon interesim në zhvillimin e strategjive  për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit;
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP. 

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me  dashje; 
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të  pushuar sipas ligjit.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve 

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë; 
  • Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;  
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë  shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie,  religjioni apo race.

Dokumentet e nevojshme 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar; 
  • Rezymeja Personale (CV); 
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) kopje; 
  • Diplomat e kualifikimit;  
  • Kopjen e licencës; 
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga  MASHT; 
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal); 
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni

Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e  intervistimit. 

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me  dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur  15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 18.11.2021 deri me 02.12.2021(16:00). 

Paraqitja e kërkesave: 

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së  Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës,  dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë  adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve  Njerëzore, Kati III. 

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/ 

Slični oglasi