Mjek/e i/e përgjithshëm (197)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Shëndetësisë
Objavljeno
29/11/2021
Ističe
01/12/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, kërkesën e Divizionit për Kujdesin Parësor Shëndetësor si dhe kërkesën e Komitetit për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID19, Ministria e Shëndetësisë, shpall:

K O N K U R S

Titulli i vendit të punës: Mjek i Përgjithshëm (197 pozita) në QKMF, në komunat si në vijim:

  1. Deçan............. 4 vende
  2. Gjakovë.......... 10 vende
  3. Gllogoc........... 6 vende
  4. Gjilan.............. 10 vende
  5. Dragash.......... 4 vende
  6. Istog................5 vende
  7. Kaçanik.......... 4  vende
  8. Klinë............... 8 vende
  9. Fushë Kosovë. 9 vende
  10. Kamenicë....... 4   vende
  11. Mitrovicë........ 6 vende
  12. Lipjan.............6 vende
  13. Novobërdë...... 3 vende
  14. Obiliq............. 4 vende
  15. Rahovec.......... 5    vende
  16. Pejë................. 9 vende
  17. Podujevë......... 8 vende
  18. Prishtinë......... 20 vende
  19. Prizren............15 vende
  20. Skenderaj........ 8    vende
  21. Shtime.............4 vende
  22. Shtërpcë.......... 1    vend
  23. Suharekë......... 5 vende
  24. Ferizaj.............10 vende
  25. Viti-Kllokot.... 5 vende
  26. Vushtrri.......... 6 vende
  27. Malishevë....... 8 vende
  28. Junik............... 3 vende
  29. Mamushë........ 3 vende
  30. Hani i Elezit... 3 vende
  31. Graçanicë....... 1 vend

Paga mujore: Fix: 610.00 euro (nuk ka shtesa tjera);
Orët e punës në javë: 40 orë
Afati i kontratës: Me kohë të caktuar, 6 muaj
Nr.Ref.  MSh-06/11/2021 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër pandemisë (Virusit COVID 19) në zbatim të Manualin e Qeverisë;
  2. Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  3. Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës ne përputhje me simptomatologjinë;
  4. Referon pacientin tek specialisti i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  5. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e detyrave të punës, si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën;
  6. Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve pa dallim;
  7. Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial;
  8. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore;
  9. Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë;
  10. Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave që paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
  11. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit, dhe asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat;
  12. Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe menaxherial stafin teknik dhe mbështetës.
  13. Për punën dhe aktivitetet mujore duhet të përgatit raportet e punës për mbikëqyrësin.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Fakultetin e Mjekësisë.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca valide e punës;
  • Kandidatët të cilët kanë specializuar kanë përparësi;
  • Kandidatët me notë mesatare më të lartë kanë përparësi;
  • Kandidatët me përvojen e punës me të gjatë, (të dëshmuar nga institucioni ku kanë punuar), kanë përparësi;
  • Kandidatët të cilët kanë punuar punë vullnetare gjatë pandemisë COVID19 do të kenë përparësi në kushte të barabarta, nëse nuk është e rregulluar ndryshe me ligj;
  • Aftesi per perkushtim ne detaje si dhe aftësi për të përmbushur afatet strikte;
  • Aftësi për të përcaktuar përparësitë në detyra të shumta dhe ne projekte komplekse;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 26.11.2021 deri 01.12.2021

Paraqitja e kërkesave:

  • CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën:
    dbnjmsh@rks-gov.net
  • Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë pozita e punës dhe vendi i punës (Institucioni dhe Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës, numri i telefonit dhe imell adresa.
  • Nëse në aplikacion nuk cekët pozita e punës, emri i institucionit në të cilin aplikon, komuna në të cilën aplikon, numri i telefonit, imell adresa dhe kërkesat tjera si më lartë, aplikacioni do të hidhet si i pa vlefshëm;
  • Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Potpuno saopštenje.

Slični oglasi