Mësimdhënës/e për Muzikë (zëvendësim)

komuna istog e1558652144905
Opština Istok
Objavljeno
22/10/2021
Grad
Istok
Kategorija
Muzikë  
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04/L-032 Për Arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, shpall këtë: 

KONKURS 

Gjimnazin "Haxhi Zeka” në Istog 

  • Një mësimdhënës për Muzikë zëvendësim deri sa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi mjekësorë

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim: 

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes.
  • Kopja e diplomës e vërtetuar ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka) 

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor: 

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim nga data 22.10.2021 deri 05.11.2021. 

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr. 100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre. Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet. Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët, të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim

Prano njoftimet me email