Mësimdhënës/e për ciklin klasor 

komuna shterpce e1618209168340
Komuna e Shtërpcës
Objavljeno
08/11/2021
Grad
Štrpce
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Ne baze te Ligjit per Zyrtaret Publike Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit per Arsimin ne  Komuna te Republikes se Kosoves Nr.03/L-068, Ligjit per Arsimin Parauniversitar ne  Republiken e Kosoves Nr.04/L-032, ne baze te Udhezimit Administrativ (MASHTI) nr.05/2021  per Normativin mbi Kuadrin Profesional te Arsimit te Pergjithshem si dhe ne baze te Udhezimit  Administrativ 07/2017 per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, Komuna  e Shtërpcës shpall: 

K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës 

Një mësimdhënës/e për ciklin klasor
SHFMU. “Razim Cokli” Brod, paralelja e ndarë në Izhanc
Koeficient: A-421/1
Përshkrimi i vendeve të punës: 

DETYRAT KRYESORE 

  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të  përgatis me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me Kurrikulën e në pajtim me kërkesat  për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi.
  • Të ketë njohuri për një repertuor të gjërë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje t`i aplikoj ato që më së miri i  përgjigjen situatës në klasë.Të shfrytëzoj në mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion.
  • Të planifikoj, të  udhëheqë dhe të vëzhgojë nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës.
  • Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare.
  • Të  krijoj një atmosferë pune dhe discipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të ndryshme të poshtërimit ndaj  nxënësve. Të kontrolloj me rregull dhe të mbaj evidencë për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës si  dhe të jetë në gjendje t`i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për progresin e arritu të nxënësit sipas  kërkesës.
  • Të zgjoj te nxënësit kurreshtjen për të nxënë dhe t`i inkurajoj ata të nxënë në mënyrë të pavarur.
  • Të kujdeset për zhvilim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të kujdeset për  realizimin e planifikimit.
  • Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime  individuale me prindër/ kujdestarë të fëmijës.
  • T`i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës.
  • Të mbikçyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor.
  • Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës.
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i  shkollës.
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtëmësimore me nxënës dhe kryej me përgjegjësi ekskursionet me nxënës  brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollës.
  • Të tregoj respekt, sjellje kolegiale dhe jodiskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon. Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar në rregullorën e brendshme të  shkollës.

Kushtet e konkursit: 

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas UA. 10/2018 (MASHT): 

  • Diploma
  • Certifikata e lindjes
  • Letërnjoftimi
  • Vërtetim nga gjykata, me të cilin dëshmohet se kandidati nuk është nën hetime.

Kohëzgjatja e kontratës fillon prej datës së fillimit të punës deri më 31.08.2022.

Fletëaplikacionet mirren në DKA, në shkollë ose ti shkarkojne nga ëeb faqja zyrtare e Komunes  se Shtërpcës dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ , pastaj dorëzohen (me  dëshmi të verifikuara të kualifikimeve) në objektin e Komunës së Shtërpcës, zyra nr. 28 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e  pakompletuara refuzohen. 

Afati për aplikim: 07.11.2021 - 15.11.2021.

Prano njoftimet me email