Mësimdhënës/e i Fizikës

dragash logo min e1558652293568
Komuna e Dragashit
Objavljeno
30/06/2021
Grad
Dragash
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash shpall:

K O N K U R S
rishpallet

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e i Fizikës
Shml "Ruzhdi Berisha" Dragash

Institucioni: Komuna e Dragashit;
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim;
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Numri i Pozitave: (1) ; Një
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës;
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pa caktuar.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë; - Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe - Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Kushtet dhe Kualifikimi:

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit: 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e perfundimit të njoftimit, aplikacionet dorëzohen nga 02/06/2021 deri 01/07/2021(15:00).

Vrejtje: Konkursi hapet nga data 02/07/2021 deri me datë 16/07/2021.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Drejtorin e Arsimit në Dragash si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në DKA zyra nr.5. Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rksgov.net/dragash/category/konkurset-njoftimet/ -

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Slični oglasi

15/10/2021
08/10/2021