Mësimdhënës/e (4)

komuna istog e1558652144905
Opština Istok
Objavljeno
30/09/2021
Grad
Istok
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog, duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.067 1-114
për Zyrtaret Publik nenit 8 të Ligjit Nr.037 L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04, L-032 Për
Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03, L-068 për Arsim në Komunat e
Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07,2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në
Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.0572021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit
të Përgjithshëm, shpall këtë:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës, e, viti shkollor 2021, 2022

SHFMU “Hysni Zajmi” Vrellë

  1. Një mësimdhënës/e për Biologji, në dy shkolla vendi i lirë i punës normë jo e plotë, mësimdhënësi/ja i/e pranuar nga data 01.09.2022 do të transferohet në SHFMU “Bajram Curri” Istog.

SHFMU “Trepça” në Banjë

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Gjermane, me normë të plotë në tri shkolla , “Trepça” në Banjë ,“Fan.S.Noli” në Llukac i Begut si dhe “Ismail Qemali” Saradran (vende të lira).

SHFMU “Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë

  1. Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze zëvendësim, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë.

SHFMU “Avni Rrustemi” në Zallq

  1. Njëmësimdhënës/e për Fizikë vendi i lirë i punës normë jo e plotë.

SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh

  1. Një mësimdhënës/e për Gjeografi zëvendësim, derisa punëtori të kthehet nga pushimi mjekësor.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes
  • Kopja e diplomës e vërtetuar ose certifikata në vend të diplomës jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit.
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nukjeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MASHTI, Nr.0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim nga data 30.09.2021 deri 14.10.2021.

Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet . Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet.

Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

27/11/2021
22/11/2021