Mësimdhënës/e (3)

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna e Kaçanikut
Objavljeno
03/08/2021
Grad
Kačanik
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06)L-114 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.034L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04L—032, nenit 5 pika(c) të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 037L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 0572021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe Udhëzimit administrativ (MASHT) nr. 0572015 normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional më datë 05.07.2021 shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS NË SHËRBIMIN PUBLIK

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën e matematikës
Numri i pozitave: Një (1) - me afat të caktuar (zëvendësim)

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën TIK
Numri i pozitave: Një (1 ) - me afat të caktuar (zëvendësim)

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës për lëndën e makinerisë
Numri i pozitave: Një (1) - pa afat të caktuar -me gjysmë norme (10 orë mësimi)

Koeficienti/Grada: A - 45911
Drejtoria për arsim dhe kulturë
Njësia/sektori: SHMP Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka

Përshkrimi i përgjithshem i detyrave te punes

  • Të realizojë plan programin or për vendin përkatës të punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tijfsaj të punës
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor në përputhje me Kurrikulën Bërthamë
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të Shkollës
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit të cilit i raporton dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ia caktojë ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik jane

  • Te jete shtetas i Republikes se Kosoves, te kete zotesi per të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të kenë përgatitje përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr. 0512021, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe Udhëzimit administrativ (MASHT) nr. 0512015 normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional”.

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 04.08.2021 deri më
18.08.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

  • Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit
  • Kopja e letërnjoftimit, ekstraktin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  • Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor nëse ka (nuk është obligative):

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun https://konkursi.rks-gov.net/ dhe vveb-faqen komunale

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”,

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e tyre.

Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen. Për çdo informacion kandidatët mund të kontaktojnë zyrën e personelit.

Slični oglasi

15/10/2021
08/10/2021
03/10/2021