Menaxher/e për Resurse Njerëzore

aztech e1634146158173
Aztech
Objavljeno
20/12/2021
Grad
Priština
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Menaxher/e për Resurse Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Drejton procedurat për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
  • Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
  • Ndërton dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të RNJ.
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Kodin e Punës dhe ligjeve të tjera të zbatueshme.
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Mban marrëdhëniet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj.
  • Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim të punonjësve të kompanisë.
  • Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllim përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë.

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale)
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune relevante;
  • Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;

Ne ofrojmë: 

  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional
  • Pagë konkuruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 22.01.2022

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

 

Slični oglasi

Recepsionist/e   Đakovica
17/01/2022
16/01/2022