Menaxher/e

DAGE PERDE e1637331128372
DAGE PERDE
Objavljeno
19/11/2021
Grad
Tiranë
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

EMRI I KOMPANISË:  DAGE GROUP
VENDI I PUNËS: TIRANË
TITULLI I PUNËS DHE KODI: MENAXHER
DEPARTAMENTI- REPARTI: PIKA SHITËSE DAGE PERDE, QENDRA TREGTARE “PRESTIGE HOME”
PROFILI PROFESIONAL: EKONOMI/JURIDIK/ADMINISTRATË
LLOJI I KONTRATËS: (ME KOHË TË PA CAKTUAR, NË BAZË TË PERFORMANCËS)
NORMA E PUNËS: (E PLOTË)
NËPUNËSI MBIKQYRËS: (DREJTORI I NJËSISË PËRBËRSE)
PAGA: NGA 10,000.00 DERI 12,000.00 EURO NË VITË

QËLLIMI I POZITËS:

TË SIGUROJË UDHËHEQJE DHE UDHËZIME PROFESIONALE PËR KLIENTËT E KOMPANISË SI DHE STAFIN E DAGE GROUP, DUKE PËRDORUR ME EFIKASITET DHE NË MËNYRË EFIQIENTE RESURSET E  KOMPANISË ME QËLLIM DHE MISION: PËR TË OFRUAR PRODUKTE TË KOMPANISË PËR CDO KLIENT

DETYRAT E PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË

  • Organizon, koordinon dhe udhëheq me punën e kërkesave të klientëve;
  • Propozon planin e punës së bashku me planin e shitjes;
  • Raporton në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore rreth realizimit të aktiviteteve të punës;
  • Raporton në baza periodike rreth bilancit të gjendjes dhe të suksesit;
  • Është përgjegjës për realizimin dhe raportimin e shpenzimeve operative të cilat realizohen në DAGE Tiranë;
  • Është përgjegjës për përcjelljen në detaje të kërkesave të klientëve tek menaxheri i kompanisë dhe sektori i prodhimit;
  • Zhvillon konceptin e punës me kujdes ndaj klientit;
  • Zhvillon emrin e mirë të kompanisë;
  • Siguron rritje të përformancës në të hyra financiare;
  • Paraqet plan konkret të punës rreth rrijtes së shitjeve;
  • Realizon takime me klient potencial dhe bën prezantimin e produkteve;
  • Mbiqkyr sektorin e montimit;
  • Mbikqyr personelin shitës të kompanisë;
  • Mundëson trajnimin e personelit me koncept “trajnimi gjatë punës”;
  • Vlerson performancën e personelit nën mbikqyrje;
  • Raportimi i akrës në mënyra të rregullta ditore, javore, mujore dhe vjetore;
  • I përgjigjet direkt menaxherit të kompanisë dhe drejtorit të përgjithshëm;
  • Raporton dhe mban takime të rregullta me menaxhmentin e kompanisë;
  • Siguron udhëzime për aspekte profesionale lidhur me punësimin e personelit të nevojshëm;
  • Është përgjegjës performancën profesionale të punëtorëve nën varësi;
  • Në mënyrë të vazhdueshme bën vlersimin e performancës të punëtorëve nën varësi;
  • Siguron që të gjitha normat dhe standardet e punës realizohen personeli i kompanisë;
  • Ndërton marrëdhënie të mira me klient;
  • Avancon punën ekipore;
  • Inkurajon shkëmbimin dhe transferimin e njohurive profesionale, ngritjen e kapaciteteve mentorimin dhe përparimin në karrierë të stafit;
  • Në bashkëpunim me Djrejtorin e Përgjithshëm dhe Menaxherin e Dage Group, bën deklarimet  e nevojshme rreth aktiviteteve financiare konform legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

DETYRA TJERA

  • Kryen detyra tjera që kërkohen nga menaxhmenti i Dage Group;

KUALIFIKIMET

  • Magjistër ose Diploma universitare (Fakulteti i Ekonomik/Juridik);
  • Preferohen trajnimet në lëmin e menaxhmentit;
  • Përvojë profesionale pesë (5) vite në kuadër të sektorit, prej të cilave tre (3) në poste  udhëheqëse;
  • Njohja e menaxhimit financiar dhe raportimi i analizës financiare;
  • Shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike financiare të kompanisë;
  • Njohja e mirë e sistemit menaxhues dhe organizimit të punës në të gjitha nivelet e punës;
  • Aftësi të mira të komunikimit efektiv, ofrimit të opsioneve dhe të negocimit;
  • Njohja e programeve kompjuterike: Word dhe Excel;
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirushme;

Dokumentet e nevojshme

  • CV;
  • Letra motivuese;
  • Referencat e punës;
  • Dëshmi të kualifikimeve profesionale;
  • Dëshmi që nuk jeni nën hetime;

Dokumentet dorëzohen në mënyrë elektronike tek:
dardandage@gmail.com dhe  liridon.gashii@gmail.com

Informatat kontaktuese: +383 49 200 696
Pikat shitëse: Prizren, Prishtinë dhe Tiranë
Adresa: Rr: “Edit Durham”, Rr: Tirana, Prizren. Lagjja e Spitalit, Pristhinë. Qendra Tregtare “Prestige Home” Tiranë

 

Slični oglasi

11/01/2022
20/12/2021