Marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi i jashtëm

fondi kosovar per garanci kreditore e1624633494730
Kosovski Fond za Kreditno Jemstvo (KFKJ)
Objavljeno
02/08/2021
Grad
Priština
Vrsta oglasa
Tenderi  

Opis

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIMIT
(SHËRBIME KONSULENTE - PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

VENDI - Kosova
EMRI I PROJEKTIT- Projekti për fuqizimin e sektorit financiar,
Kredia IDA Nr. 6416-XK
Numri identifikues i Projektit 165147
NAZIV RADNOG MESTA: Marrëdhëniet me publikun dhe komunikimi i jashtëm
Numri referues: 02/CS/CQ/2021

Data: 02/08/2021

U cilju jačanja okvira za praćenje i evaluaciju, KCGF želi da angažuje kvalifikovanog stručnjaka za procenu i praćenje.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është një subjekt i pavarur juridik i themeluar me ligj për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për qasje më të mirë në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë për të krijuar vende pune, për të rritur prodhimin vendor dhe shërbimet me vlerë të shtuar, për të përmirësuar bilancin tregtar dhe përmirësimin e mundësive të financimit për NVMM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka pranuar një Kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në shumën prej 22.3 milion Euro (e barasvlershme me 25 milion USD) për të financuar Projektin e fuqizimit të sektorit financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe tre-vjeçare. Projekti synon të ndihmojë Qeverinë e Kosovës (QK) që të përmirësojë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke forcuar kapacitetin financiar dhe teknik të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Objektivi i Konsulencës

Në përputhje me objektivat e veta, FKGK ka lansuar Dritaren për Biznese Fillestare (Startup) e cila është një skemë garancie në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, e cila synon të promovojë dhe të fuqizojë bizneset e reja (Startupe) duke ofruar qasje në financa për këtë segment.

Fushëveprimi i punës

Ofruesi i shërbimit (kompania ose konsorciumi) duhet të ofrojë shërbimet vijuese të marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin e jashtëm për FKGK-në:

  • a) Prodhimi i videoklipit të animuar (animacion) për Dritaren (skemën e garancisë) për bizneset e reja;
  • b) Prodhimi / Regjistrimi i një (1) interviste / storie të suksesit me një përfitues (biznes fillestare) si dhe me stafin e FKGK-së, ku do të përfshihet;
  • c) Prodhimi i një dokumentari që flet për mjedisin e të bërit biznes për Startup-et në Kosovë, kushtet e këtij mjedisi, sfidat zhvillimore, praktikat më të mira në vendet e tjera, etj.

Për kërkesën nën pikën a) oferta duhet të përfshijë:

  • prodhimi i reklamës së animuar televizive, me gjatësi 20 deri në 30 sekonda, e cila do të paraqesë qëllimin, funksionin dhe identitetin e Dritares (skemës së garancisë) për bizneset fillestare. Parashtrimi i tabllosë së rrëfimit (storyboard)/ skenarit është i detyrueshëm;
  • transmetimi në televizion (rreth pesëmbëdhjetë transmetime në muaj).

a) Producentët shpërndajnë videon në dy formate, një i përshtatshëm për transmetim televiziv dhe një për përdorim në internet.
b) Video të prodhohet me kolonë zanore në gjuhën shqipe dhe serbe (me rrëfim zanor - voice over) dhe me titra në gjuhën angleze, duke përfshirë një version të dytë me kolonë zanore angleze (rrëfim zanor - voice over) dhe titra në gjuhët shqipe dhe serbe.
c) Producentët dorëzojnë videon në DVD / USB ose në një pajisje tjetër për qasje të lehtë.
d) Të drejtat pronësore të videove do t'i përkasin Bankës Botërore dhe Fondit Kosovar për Garanci të Kredive.

Për kërkesën nën pikën b) oferta duhet të përfshijë:

  • prodhimin e një (1) interviste / storie të suksesit me një përfitues nga radhët e bizneseve fillestare, të kombinuar me stafin e FKGK-së, që do të përdoret në programet televizive dhe për publikim në internet, si dhe disa fotografi profesionale të përfituesit (biznesit fillestar) në biznesin e sapo krijuar.

Për kërkesën nën pikën c) oferta duhet të përfshijë:

  • prodhimin e një dokumentari me kohëzgjatje 15 deri në 20 minuta, të kombinuar si më poshtë: animacion, intervistë, shembuj të bizneseve fillestare. Dokumentari do të përdoret në programet televizive dhe për publikim në internet dhe do të jetë në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze dhe serbe.

Menaxher i projektit:

Kompania fituese është e detyruar të caktojë një menaxher të projektit. Menaxheri i projektit, në bashkëpunim të ngushtë me personat përgjegjës në FKGK, është përgjegjës për koordinimin dhe ekzekutimin e kushteve të kësaj kontrate. Menaxheri i projektit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj kontrate, përfshirë menaxhimin e ekipit dhe mbështetjen, koordinimin ndërmjet palëve të përfshira dhe vepron si pika kryesore e kontaktit për komunikim dhe raportim. Ai / ajo sigurohet që të gjitha resurset e nevojshme të vihen në dispozicion për prodhimin e produkteve dhe aktiviteteve të kontraktuara me cilësi të lartë.

Detyrat specifike

a) Përgatitja e propozimit për videon, përfshirë përmbajtjen e saj dhe një plan t punës, së bashku me orarin e transmetimeve. Njësia për zbatim të projektit (NjZP) dhe Banka miratojnë këtë propozim para se konsulenti të vazhdojë punën me të.
b) Përgatitja e një skenari, në përputhje me propozimin, i cili aprovohet nga NJZP dhe Banka.
c) Filmimi i intervistave nga lokacioni me hisedarët kryesorë të përfshirë, në tre apo katër shembuj. Nëse është e mundur, Koordinatori i NjZP-së merr pjesë në vizitat në terren. Ekipi i NjZP siguron një listë të emrave dhe dërgon një letër me të cilën njofton të gjitha palët përkatëse në lidhje me videon.
d) Ofron të gjitha shërbimet lidhur me post-produksionin, animacionin dhe kolonën zanore.
e) Prodhon draftin e videos, përfshirë infografikën dhe animacionet, me kolonë zanore në gjuhën shqipe, dhe titra në gjuhën angleze, si dhe një version të dytë me kolonën zanore në gjuhën angleze dhe titra në gjuhën shqipe, në masën në të cilën janë të kënaqur NjZP dhe Banka. Përkthimi duhet të kontrollohet dhe të aprovohet nga NjZP dhe nga Banka përpara se të punohet në kolonën zanore.
f) Merr pjesë në takimet me NjZP dhe Bankën për të diskutuar dhe miratuar planin e punës, skenarin dhe draftin e videos.
g) Prodhon dhe shpërndan videon përfundimtare.

 Kualifikimet

  • Konsulenti duhet të jetë një firmë këshilluese me përvojë përkatëse me projekte në prodhimin e videoklipeve për marrëdhënie me publikun ose informuese. Puna duhet të ndërmerret nga një ekip konsulent i përbërë nga ekspertë që kanë shkathtësi dhe kredenciale për të kryer punën.
  • Kompanitë konsulente duhet të kenë zbatuar me sukses një kontratë të ngjashme në 3 vitet e fundit (2018,2019,2020).
  • Konsulenti duhet të ketë resurset e veta për të kryer detyrën dhe për të prodhuar videon (kamera, video, etj.) si dhe hapësirën e vet të punës.
  • Konsulenti duhet të udhëtojë në vendet e përzgjedhura për të prodhuar videon dhe për të bërë fotografi profesionale. Çmimi i përgjithshëm i kontratës përfshin të gjitha kostot direkte dhe indirekte dhe shpenzimet e tjera të nevojshme, duke përfshirë udhëtimin dhe për jetës, dhe e cila dakordohet me NjZP dhe me ekipin e BB.

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose të një nën-konsulence për të përmirësuar kualifikimet e tyre.

Kohëzgjatja e kontratës

Niveli i vlerësuar i punës është (45) dyzet e pesë ditë pune dhe përfundon më 31 mars 2022, përfshirë komunikimin dhe shkëmbimet për koordinim, sipas nevojës, me Njësinë e Zbatimit të Projektit (NjZP).

Proces izbora

Procesi i përzgjedhjes bazohet në kriteret e mëposhtme:

Përvoja përkatëse e punës në zbatimin e projekteve të ngjashme (50%)

Numri i kontratave të ngjashme të zbatuara në 3 vitet e fundit  (50%)

Konsulentët zgjidhen në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Rregulloret e Prokurimit për Huamarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ).

Pas përzgjedhjes së suksesshme, Fondi Kosovar për Garanci të Kredive (FKGK) njofton të gjithë aplikuesin lidhur me statusin e përzgjedhjes.

Firma e interesuar konsulente ose sipërmarrja e përbashkët mund të marrin informata të mëtejshme në adresën vijuese, gjatë orarit të punës: 08:00-16:00 (prej të hënës deri të premten). Shprehja e interesimit duhet të bëhet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën vijuese, deri më; 16 gusht, 2021.

Fondi Kosovar për Garanci të Kredisë, FKGK
Adresa: Rruga "Njazi Alishani” Nfondir.5,
10000, Priština, Kosovo,
Email: procurement@fondikgk.org