Logopedi-e / Praktikant-e me pagesë

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Objavljeno
04/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

OJQ The Ideas Partnership, është duke kërkuar:

  • Pozita: 1 Logopedi-e / Praktikant-e me pagesë
  • Projekti: “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme”
  • Data e fillmit të punës: 01.09.2021
  • Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj
  • Orari: Gjysëm orari
  • Vendi i punës: Fushë Kosovë, Janjevë dhe Gracanicë
  • Pagesa në muaj: 80 EUR

Historia e Organizatës:

The Ideas Partnership (TIP) është Organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009.

Veprimtaria e saj përqendrohet në edukim, shëndetësi, trashëgimi kulturore, dhe ruajtjen e ambientit. Ndër të tjera, TIP punon me komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian në Fushë Kosovë dhe në Janjevë. Ne jemi Organizatë pa ndonjë ndërlidhje politike apo fetare, kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf lokal. Ju mund të informoheni më shumë për punën tonë dhe çështjet për të cilat punojmë në web faqen tonë: http://www.theideaspartnership.org/.

Në kuadër të projektit “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme” i cili financohet nga Bashkimi Evropian / Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EU/EIDHR) dhe implementohet nga 3 organizata: Organizata nderkombetare People in Need Kosova, dhe 2 OJQ lokale The Ideas Partnership dhe Autizmi Flet, shpallim konkurs për pranimin e 1 Logopedi i/e cili/a do të punojnë në shkolla fillore të mesme dhe të ulëta dhe qendra të mësimit në 3 lokacione Fushë Kosovë, Lipjan (Janjevë) dhe Gracanicë. Qëllimi i projektit është përmbushja e të drejtave për arsim të barabartë të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe të atyre që vijnë nga komunitetet e cenueshme në Kosovë (mosha 6-14 vjeç).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të vëzhgon dhe vlerëson natyrën dhe gjendjen e fëmijëve në të folur dhe komunikimit
  • Të ofrojë trajtim dhe mbështetje të fëmijëve të cilët për arsye fizike ose psikologjike kanë probleme në të folur dhe komunikim
  • Të bashkëpunojë me mësimdhënes, prindër dhe akterë të tjerë në projekt
  • Të administron teknika cilësore terapeutike në të folur të fëmijëve me çrregullime në të folur dhe gjuhë
  • Përcakton natyrën e ndërhyrjes dhe numrin e seancave të të folurit (në mënyrë individuale dhe në grup)
  • Ndjek dhe raporton tek mentori për realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor
  • Të punojë në përputhje me Politikën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Konkurs

  • BA në Fakultetin e Logopedisë, ose në vitin e tretë të studimeve
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të avancuara në paketën MS Office
  • Të ketë një qëndrim pozitiv dhe të punoj me vetëiniciativë
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim, verbale dhe të jetë i/e aftë që të punojë me fëmijë.

Si të aplikoni?

Ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në email adresën: vacancy@theideaspartnership.org deri më datë: 22.08.2021, ora 20:00

Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.

Slični oglasi