Lexues/e

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës
Objavljeno
16/12/2021
Ističe
27/12/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Termat e referencës

Lexues/e

Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.

Ju lutemi dërgoni:

  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese në shqip dhe/ose anglisht;

u kgvk_b@hotmail.com me titull (subject): “KGVK: Shpallja për lexues/e”, deri më 27 Dhjetor 2021.

Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Së paku diplomë Bachelor.
  • Të ketë zë radio fonik.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të lexuar, folur dhe në të shkruar në shqip.
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Të jetë flaksibël;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me ekipin;
  • Të ketë njohuri për përdorimin e kompjuterit dhe aplikacioneve bazike.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të audio-incizoj librat të cilat i përcaktohen nga KGVK-ja;
  • Raportoj tek Drejtorja Ekzekutive dhe Menaxheri i KGVK-së në baza javore për punën e arritur.

Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të mirren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i KGVK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Kjo pozitë punë mundësohet falë mbështetjes organizative të financuar nga Sigrid Rausing Trust dhe mbështetet nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

 

Slični oglasi

Lexues/e (2)   Suva Reka
17/01/2022
Lexues/e (4)   Prizren
17/01/2022