Laborant/e (2)

lipjan
QKMF Lipjan
Objavljeno
21/10/2021
Grad
Lipljane
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 06/L-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-121, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall: 

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës 

Dy (2) Laborant në QKMF-Lipjan

Detyrat dhe përgjegjësitë për Laborant: 

  1. Kryen punët rreth marrjes së mostravc hematologjike prej pacientëve
  2. Kryen punët rreth regjistrimit, klasifikimit dhe shpërndarjes së rezultateve laboratorike,
  3. Kryen edhe punët tjera në lëmine laboratorike sipas urdhrave të shefit të njësisë edhe  nëpër punkte tjera nëse paraqitet nevoja.
  4. Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të njësisë si dhe Drejtorit të QKMF-së 

Kushtet dhe kriteret për Laborant: 

  • Përgatitja e lart profesionale Bachelor- Laborant
  • Licenca e Punës
  • Certifikata Shëndetësore.
  • Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
  • Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime.
  • Letërnjoftimi kopje. 

Paga mujore për Laborant

  • Koeficienti: 5.4
  • Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
  • Puna Provuese gjashtë muaj (6

Afati dhe mënyra e aplikimit: 

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, e drejta për aplikim nga data 21,10/2021 deri me 04.11/2021 konsiderohet si dita e fundit e konkurrimit

Paraqitja e Aplikacioneve: 

Aplikacionet mundë të merren në mënyrë fizike në zyrën për shërbime me qytetarët u Komunën e Lipjanit sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs. 

Vërejtje: Dokumentet e dorëzuara duhen të janë kopje të noterizuara ( Diploma dhe Licenca) dhe ato nuk kthehen, ndërsa aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen, të gjitha njoftimet dhe rezultatet shpallen në ueb faqen e Komunës dhe në tabelen e shpalljeve të Komunës.

Prano njoftimet me email