Koreopetitor

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
15/12/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.067 L-114,
Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 04, L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV“Shota, Rregulloren (QRK) Nr.15, 2018, për Gradimin dhe Pagate Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07, 2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpalle:

KONKURS

Titulli i punës: Koreopetitor
Institucioni: Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”
Kategoria funksionale , Page fikse: 610 €
Nurnnri i referencës: RNOO007879
Kodi: RPCO001687
I përgjigjet: Udhëheqësit Artistik të AKKV-Shota
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit Artistik te AKKV-Shota, kryen
detyrat dhe pergjegjesite e meposhtme:

  • Punon direkt me trupën e valltarëve dhe kujdeset për ngritjen e nivelit artistik dhe fizik të tyre
  • Kujdeset për ngritjen e cilësisë artistike të veprës koreografike
  • Të gjithë valltarëve, ua mëson pjesët koreografike dhe pjesët solistike
  • Bën përzgjedhjen e trupës së valltarëve dhe solistëve për ekzekutimin e koreografisë:
  • Bën rivënien në skenë të koreografive të reja, po ashtu edhe të koreografive të punuara më parë që gjinden në repertorin e ansamblit
  • Obligohet që ti ndjek të gjitha shfaqjet e ansamblit dhe të bëj vrojtimin dhe vlerësimin e pjesës skenike për secilën shfaqje
  • Çdo koreografi që punohet nga koreografë të ndryshëm për ansamblin, kalon në kompetencë të plotë të koreopetitorit
  • Në mungesë të udhëheqësit artistik, në bashkëpunim me udhëheqësin e orkestrës është përgjegjës për drejtimin e trupës artistike
  • Përgatitet për paraqitje në skenë, (përgatitja e kostumit, ngrohja provat vokale, teknike dhe dukja personale
  • Bashkëpunon ngushtë me asistentët e grupit të valleve, për mbarëvajtje të programit
  • Me kërkesë të drejtorit kryen edhe punë të tjera në këtë lëmi dhe sipas nevojës së programit, duhet të jetë i gatshëm të punojë edhe pas orarit zyrtar të punës.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të ketë të mbaruar Fakultetin e Arteve, Dega e Koreografisë.
  • Të ketë së paku 5 (pesë) vite përvojë punë në këtë profesion.
  • Të ketë njohuri mbi repertorin e AKKV “Shota”
  • Të ketë aftësi organizative dhe drejtuese
  • Ta njeh mire profesionin e koreopetitorit
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime.

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.067L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Ligji Nr. 047 L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota, Rregulloren (QRK) Nr.1572018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.0772017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net
është prej dt. 15.11.2021 deri me dt. 14.12.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data
15.12.2021 deri me datën 29.12.2021.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web faqen
e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen.

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes,
konsiderohen të vlefshme. Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën
27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata
shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen www.mkrs-ks.org).

⇒ Potpuno saopštenje.