Kontrollor/e i/e Trafikut Ajror (Vajtje / Ardhje)

republika e kosoves e1610568046502
Agjencia e  Shërbimeve të Navigacionit Ajror
Objavljeno
17/11/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

RN00007749
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 18/10/2021
Afati për aplikim: 17/11/2021 - 01/12/2021

Bazuar në Nenin 9 të Ligjit 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Nenin 32 par. 4 dhe  Neneve 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 06 / L- 114 për Zyrtarët Publikë, Nenin 8 të Ligjit Nr. 03 /L-212 të Punës,  Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistametizimi e Vendeve të Punës në ASHNA, Agjencia e  Shërbimeve të Navigacionit Ajror shpallë këtë: 

KONKURS 

  • Njësia organizative: Departamenti i Shërbimeve të Trafikut Ajror
  • Titulli i pozitës së punës: Kontrollor i Trafikut Ajror (Vajtje / Ardhje)
  • Nr. referues: ASHNA/REK/022-2021
  • Numri i vendeve të lira: 1
  • Grada: ASHNA-5B
  • Nëpunësi i raporton: Mbikëqyrësi i Ndërrimit të Njësive Vajtje/Ardhje dhe Kullë
  • Lloji i pozitës: Jo i karrierës - me afat te caktuar 12 muaj
  • Puna provuese: 3 (tre) muaj
  • Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë

Qëllimi i vendit të punës: 

  • Dhënia e shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror sipas rregulloreve kombëtare dhe  ndërkombëtare në fuqi 

Detyrat kryesore: 

  1. Të jep udhëzime, instruksione dhe leje fluturakeve, automjeteve dhe personave në zonën e  manovrimit, përveç pistës 
  2. T’ia përcjell fluturakes në shkuarje, rrugën deri në destinacion dhe të dhëna tjera të nevojshme,  pas verifikimit të planit të fluturimit.  
  3. Të ofrojë informacionin e nevojshëm për rrjedhën e sigurt dhe efikase të fluturimit psh.  informacion thelbësor në trafikun lokal, për aeroportin, për kushtet meteorologjike e të  ngjashme.  
  4. Të koordinojë me kontrollorin e Kullës përdorimin e pistës për ndërhyrje dhe punë ditore. 15%
  5. Të koordinojë inspektimet e nevojshme të zonës së manovrimit, të paisjeve navigacionale, të  sistemit të ndriçimit të aeroportit dhe shënjimin e pengesave.  
  6. Të koordinojë me njësitë përkatëse vendparkimin ditor për fluturaket, orarin e fluturimit dhe  ndryshimet në të.  
  7. Të raprtojë përmes Rapotimit Obligues dhe Vullnetar të Ndodhive çdo devijim nga procedurat  standarde të operimeve.  
  8. Të përdor sistemin e ndriçimit të aeroportit nga pozita e vet. 

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse (Certifikatë valide  mjekësore e Klasit 3 sipas Rregullores Nr. 19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU)
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; 
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas Ligjit për Zyrtarët Publik 

Shkathtësitë e kërkuara: 

  1. Aftësi në orientim hapësinor, përpunim të informacionit dhe i hapur për mësim dhe zhvillim.
  2. Aftësi të shkëlqyera për të marrë vendime nën presionin e kohës. 
  3. Aftësi për të reaguar shpejt në situata emergjente. 
  4. Aftësi për t'u përqendruar dhe për të menduar logjikisht gjatë periudhave kohore stresuese.
  5. Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi, respektim të rregullave në përpikmëri dhe në hap me  teknologjinë e kohës. 

Kualifikimi 

Të jetë i licencuar si Kontrollor i Trafikut Ajror sipas kushteve të përcaktuara me rregulloren  19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU) dhe me Unit Competency Scheme (UCS) e Unit  Training Plan (UTP) të BKPR. 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën e Shtetësisë së Republikës së Kosovës
  • Dëshminë nga Gjykata që kandidati nuk është denuar për ndonjë vepër penale të kryer me dashje
  • Vërtetimi i të kaluarës kriminale nga Policia
  • Deklaratë nën Betim që dëshmon hollësisht mbi cfardo vepre penale, në të gjitha shtetet banimit  për pesë vitet e fundit (vetëm për kandidatët e përzgjedhur)
  • Kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme,  që kërkohen për vendin e punës.

Teste / Kontrollat mjekësore 

Kandidatët e përzgjedhur të cilët nuk posedojnë certifikatën valide mjekësore të Klasit 3  sipas Rregullores Nr. 19/2017 të AACK-së (Rregullores 340/2015 EU), pas testeve do t'i  nënshtrohen kontrolleve mjekësore në AMC (Qendrat e Mjekësisë së Aviacionit). 

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: 

Formulari për aplikim mund të shkarkohet në web faqen zyrtare www.ashna-ks.org dhe  www.konkursi.rks-gov.net ose në recepcionin e ndërtesës së Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror  në Vrell/Lipjan (Afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Limak Kosovo), dhe të  dorëzohet në Zyrën e Departamentit të Burimeve Njerëzore. 

Data e publikimit të konkursit në konkursi.rks-gov.net është nga 18.10.2021 deri më 16.11.2021  ndërkaq konkursi është i hapur për aplikim 15 ditë, përkatësisht nga 17/11/2021 deri 01/12/2021 në  ora 16:00. 

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim  të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  https://konkursi.rks-gov.net; https://www.ASHNA-ks.org Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë  procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike. 

Mënyra e njoftimit të kandidatëve/aplikantëve 

Përmes email-it, dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net; https://www.mit-ks.net 

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore: | 038 5958 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

15/11/2021