Kontabilist/e Financiar/e

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Objavljeno
27/09/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Kontabilist Financiar
I përgjigjet: Zyrtaritë të Lartë Financiar
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (3 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Kryen regjistrimin dhe procesimin e të gjitha faturave hyrëse dhe dalëse të kompanisë, furnizuesve.
  • Kryen përshkrimin dhe likuidimin e faturave të kompanisë në kohë
  • Kryen regjistrimet e pagesave
  • Përpilon pasqyrat e blerësve dhe furnizuesve në afatet e caktuara
  • Përditëson dhe harmonizon librat kontabël me blerës dhe furnizues në afatet e caktuara ligjore
  • Shkruan dhe regjistron saktë, përgadit dhe mban dokumentet e regjistrimet e kontabilitetit
  • Konsolidon llogaritë në kohën e duhur
  • Përditëson ne kohe të dhënat ditore të transaksioneve financiare në bazën e të dhënave
  • Siguron ndihmën dhe mbështetjen për personelin ne sektorin përkatës
  • Hulumtimon,gjurmon dhe zgjidh problemet e mundshme dhe mospërputhjet kontabël ose ato të dokumentacionit
  • Informon menaxhmentin dhe harton raporte 7 përmbledhje mbi fushat e aktivitetit
  • Zbaton në përputhje te plote standardet, procedurat dhe ligjet e aplikueshme:

Kërkesat Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomë universitare Bachelor në Ekonomi drejtimi Financa dhe Kontabilitet
  • Punëtor i aftësuar ose i trajnuar në fushën e Financave dhe Kontabilitetit
  • Demonstron aftësi në të kuptuarit dhe aplikuarit të parimeve bazë të kontabilitetit
  • Dëshmi për përvojen e punes në fushën e financave dhe kontabilitetit te dëshmuara nga referencat e prezentuara
  • 3 vjet përvojë pune të dëshmuara nga ATK-ja
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Vërtetim nga gjykata, që kandidati-ja nuk është nën hetime
  • Letër motivimin:

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini' Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh, A hidrodrini.com

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër
Patrikanës së Pejës). Shpallja do të jetë e hapur 15 Ditë (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale përverifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjettelefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi