Konsulentë (4)

Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PZHRB)
Objavljeno
12/08/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

ZAHTEV ZA IZRAŽAVANJE INTERESA

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë
Titulli i Projektit: Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PZHRB)
IDA, Nr. I Kredisë 60170 XK

Date: 10.08.2021

Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PZHRB) zbatohet nga MBPZHR përmes një marrëveshje te huaj IDA (Asociacionit Ndërkombëtar të Zhvillimit) për të ndihmuar MBPZHR në përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe për të ndihmuar në përmirësimin e produktivitetit dhe qasjes në tregje nga përfituesit e projektit në hortikulturë dhe blegtori nënsektorët e Kosovës. Në këtë drejtim, qëllimi është që të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj drejt programimit dhe zbatimit të Programit të Grantit për Zhvillim Rural dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale drejt kërkesave të IPARD të Bashkimit Evropian.

Për të siguruar përgatitjen dhe zbatimin efektiv të PZHRB, MBPZHR po kërkon Konsulentët në pozitat e  mëposhtme për të plotësuar vendet e lira të punës brenda Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural/Autoritetit Menaxhues, sipas Marrëveshjes së Financimit 60170-XK;

  1. Zyrtar për Masën Asistencë Teknike dhe Trajnime dhe Inovacion dhe Transferim i Njohurive (grada 8)
  2. Zyrtar i lartë për masën për agro-mjedis-klimë dhe bujqësi organike dhe për ngritjen dhe mbrojtjen e pyjeve (grada 8)
  3. Zyrtar për rrjetin kombëtar rural dhe partnerët e tjerë social për përgatitjen e PBZHR (grada 8)
  4. Zyrtar i lartë për mbështetjen e krijimit tëgrupeve prodhuese dhe për masat financiare (grada 8)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tani fton kandidatët e kualifikuar që të tregojnë interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve për cilindo nga pozicionet e mëposhtme.

Kandidatët e interesuar duhet të japin informacion që demonstron se ata kanë kualifikimet, aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të kryer Shërbimet.

Përzgjedhja e Konsulentëve do të bëhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (KI) të përcaktuar në Udhëzimet e Bankës Botërore: Selection and Employment of Consultants [under IBRD Loans and IDA Credits & Grants] by World Bank Borrowers dated January 2011 (“Consultant Guidelines”)(Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve [nën Kreditë e IBRD dhe Kreditë dhe Grantet IDA] nga Huamarrësit e Bankës Botërore të datës Janar 2011 ("Udhëzimet e Konsulentëve" )

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në emailin e mëposhtëm deri më 26 Gusht 2021, në orën 16:00. Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj duke përdorur rreshtin e mëposhtëm të temës:

"Titulli i pozicionit (emri dhe mbiemri i aplikantit)" në: ardp.procurement@gmail.com

Dosja e aplikimit duhet të përfshijë Curriculum Vitae (CV), diploma  dhe çdo dokument tjetër që dëshmon përvojën tuaj të punës, në gjuhën angleze si dhe dokumentet mbështetëse vertetimi nga trusti që dëshmon përvojen e punës është obligative. Dosjet e paplota të aplikimit do të refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Kriteret e vlerësimit dhe kriteret e listës së ngushtë janë:

  • Përvoja e përgjithshme (Arsimi) 30 pikë
  • Përvoja specifike (Përvojë pune specifike) 50 pikë
  • Gjuha angleze dhe funksionimi i kompjuterit 20 pikë

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën më poshtë gjatë orarit të punës, domethënë 08:00 deri në 16: 00h.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Projekti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (PZHRB)
Njësia për Zbatimin e Projektit - NJIP
Tel: +381 38 224 965
E-mail: ardp.procurement@gmail.com

Termat e Referencës.