Konsulent/e

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
22/10/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit shpall:

KONKURS

Për rekrutimin e punonjësve profesional:

  • Konsulent – Një (1);

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ QRTK-Prizren
Titulli i punës: Konsulent
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Periudha e angazhimit: 6 muaj
Kategoria funksionale/Koeficienti: 7/ vlera bruto (421.26 Euro) për muaj
Numri i referencës:
Vendi: Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punëmarrësi do të angazhohet për hartimin e dokumentit të Rikonceptimit të Ekspozitës së LShP;
  • Punëmarrësi do të bashkëpunojë ngushtë me grupin punues të QRTK-Prizren;
  • Facilitimi i punëtorive dhe i takimeve të organizuara nga QRTK-Prizren lidhur me Rikonceptimin e Ekspozitës të LShP;
  • Planifikimin me pjesëmarrje të hapave/veprimeve që grupi punues i përcjellë për hartimin e dokumentit të konceptit të Ekspozitës të LShP;
  • Asistenca në hartimin e dokumentit final të konceptit të ekspozitës së LShP-së;
  • Përdorimi i mjeteve të planifikimit përgjatë hartimit të dokumentit të konceptit të Ekspozitës të LShP;
  • Asistenca në organizimin e ngjarjeve publike për hartimin e dokumentit të konceptit të Ekspozitës të LShP ;
  • Raportimi i rregullt për angazhimin;
  • T’i ndjekë të gjitha udhëzimet e koordinatorit të grupit punues.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Njohës i fushës së planifikimit strategjik dhe i mjeteve të planifikimit, me kualifikim apo eksperiencë nga fusha e ekonomisë apo disiplinave relevante;
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës së punës, veçanërisht nga fusha e planifikimit;
  3. Të dorëzojë Diplomën e Fakultetit, një rekomandim që dëshmon përvojë në këtë drejtim dhe kopjen e Letërnjoftimit.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve  do të bëhet nga komisioni profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është 7 dit pune nga 22.10.2021. deri me datën 01.11.2021

Dokumentacioni i kandidatëve duhet të dërgohet në adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore.

Prano njoftimet me email