Konkurs subvencionimi i maturantëve IT

republika e kosoves e1610568046502
Ministarstvo prosvete, nauke, tehnologije i inovacija
Objavljeno
16/11/2021
Grad
Kosovo
Kategorija
Vrsta oglasa

Opis

KONKURS PËR SUBVENCIONIMIN E MATURANTËVE PËR NDJEKJEN E KURSEVE NË FUSHËN  E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e  Financave, Punës dhe Transfereve, duke u mbështetur në vendimin me nr. 62/2021 të dt. 11.  10.2021 të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe memorandumit të bashkëpunimit  të nënshkruar me dt. 12 tetor 2021 ndajnë kuponë për kurse të trajnimit ne fushën e teknologjisë  informative për zbatimin e pjesshëm të masës 1.5 të pakos së Ringjalljes Ekonomike. 

Kuponët për kurset në fushën e TI do t’iu ndahen 2000 (dy mijë) maturantëve të cilët i plotësojnë  kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Vlera e kuponit është 600 euro (gjashtëqind) dhe do të ndahet  si në vijim:  

  • Shuma prej 200 euro (dyqind) ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti,  ushqimi). 
  • Shuma prej 300 euro (treqind) ndahet për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për regjistrimin e kursit). 
  • Shuma prej 100 euro (njëqind) ekzekutohet pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe  marrjes së certifikatës. 

Maturantët përfitues të këtyre kuponëve do të përzgjedhin individualisht programin e trajnimit ne  fushën e TI dhe institucionin, i cili ofron trajnimin me kusht që ofruesit e trajnimit të kenë programin e akredituar. 

Kuotat për përfituesit e kuponëve do të ndahen proporcionalisht sipas numrit të nxënësve për shkollat e mesme të larta profesionale dhe gjimnaze në nivel shkolle. 

Në komunat – shkollat ku ka maturantë të komuniteteve jo-shumicë, të njëjtit mund të përfitojnë deri në 10% të kuponëve në nivel shkolle. 

Në komunat – shkollat ku ka nxënës me nevoja të veçanta, të njëjtit mund të përfitojnë masa të kuponëve deri në 10 %  

Kuotat sipas komunave dhe shkollave janë të specifikuara në aneksin 1.

Kushtet dhe kriteret për aplikim 

  1. Të drejtë për aplikim për kuponë për kurse të trajnimit në fushën e teknologjisë informative kanë të gjithë nxënësit maturantë te cilët i plotësojnë këto kushte: 

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;  

1.2. Të jenë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor  2021/2022. 

Kriteret për vlerësim 

  1. Kriteret për të fituar kuponë për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë informative janë:
    • Nota mesatare e suksesit nga dëftesa e klasës XI
  1. Aplikuesit në rast të kushteve dhe kritereve të barabarta mund të përzgjidhen me short në prani  të komisionit vlerësues nga MASHTI dhe përfaqësuesve të shkollave përkatëse. 

Sipas konkursit të shpallur, aplikuesit në rast të kushteve dhe kritereve të barabarta mund të përzgjidhen me short në prani të komisionit vlerësues nga MASHTI dhe përfaqësuesve të shkollave përkatëse. 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim 

  1. Dëftesa e notave për klasën XI 
  2. Vërtetim nga shkolla se nxënësi është i rregullt në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022
  3. Vendimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (ish Ministria e Punës dhe  Mirëqenies Sociale) si dëshmi se nxënësi i përket kategorisë me nevoja të veçanta. 

Procedurat e aplikimit 

  • Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://ekosova.rks-gov.net
  • Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
  • Pas plotësimit të aplikacionit me sukses, përmes postës elektronike dhe njoftimit automatik në  Platformën eKosova, aplikuesi/ja pranon konfirmimin
  • Lista e nxënësve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHTI dhe nxënësit përfitues do të pranojnë SMS si dhe njoftimin përmes postës elektronike, ku do të njoftohen për rezultatin.

Konkursi do të jetë i hapur 14 ditë, nga data: 16/11/2021 deri më 30/11/2021, në ora 23:59. 

E drejta e ankesës: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të kuponit, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI, kati përdhes, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe zgjidhjen e  kontesteve në MASHTI.

Potpuno saopštenje.

 

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Recepsionist/e (3)   Priština
25/11/2021
23/11/2021
23/11/2021