Konkurs për rekrutimin e punonjësëve teknik (23)

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
22/09/2021
Grad
Prizren
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

MKRS shpall konkurs për rekrutim në projektin “Vazhdim i Projektit Kapital Kalaja e Prizrenit 2021”, për këto pozita:

  • Arkeolog për përgatitjen e katalogut arkeologjik- tre (3);
  • Staf profesional (arkeolog ose historian ) për menaxhim dhe promovim të Kalasë së Prizrenit- katër (4);
  • Restaurator- Konservator - dy (2);
  • Fotograf & Arkitekt- Dizajner- një (1);
  • Skicograf - një (1);
  • Punëtor fizik- dymbëdhjetë (12);

---

Departamenti i Trashëgimise Kulurore

Sfond për projektin: Vazhdimi i Projektit Kapital ”Kalaja e Prizrenit” për vitin 2021, projekt me karakter “Konservim, Restaurim, Menaxhim dhe promovim të lokalitetit, ” zbatohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Projekti synim primar ka vazhdimin e konservimit dhe menaxhimin e lokalitetit, si dhe procesimin- botimin e rezultateve shkencore arkeologjike- Katalogut. Sezoni i punes në Kalanë e Prizrenit është planifikuar të filloj në javën e katërt të muajit shtator, menjëherë pas përgatitjeve që janë bërë si punë kabinetike, projektim dhe pastrimi paraprak i tërë hapësirës së kalasë. Projekti është paraparë të zgjas 2 muaj kalendarik me gjithsej maksimumi 50 ditë pune. Udhëheqës i projektit: Dr. Shafi Gashi.

Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljuje:

KONKURS

Për rekrutimin e punonjësëve teknik për zbatimin e projektit “Vazhdim i Projektit Kapital Kalaja e Prizrenit” 2021, i cili ka për fokus menaxhimin, konservimein, promovimin si dhe rregullime të infrastrukturës së kalas se Prizrenit, me qëllim të promovimit arkeo- turistik.

  • Arkeolog për përgatitjen e katalogut arkeologjik- tre (3);
  • Staf profesional (arkeolog ose historian ) për menaxhim dhe promovim të Kalasë së Prizrenit- katër (4);
  • Restaurator- Konservator - dy (2);
  • Fotograf & Arkitekt- Dizajner- një (1);
  • Skicograf - një (1);
  • Punëtor fizik- dymbëdhjetë (12);

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Arkeolog për përgaditjen e katalogut arkeologjik
Numri i personave që do të rekrutohen: 3
Ditë angazhimi: 50
Kategoria funksionale/Koeficienti:
Një ditë =23.00 Euro
Numri i referencës: 01-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit- Prizren

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut- Udhëheqësit të Projektit.
  2. Të zbatojnë procedurat standarde të teknikave, praktikave dhe metodave arkeologjike dhe dokumentimit teknik si dhe të jenë të përgjegjshëm gjatë punimeve duke udhëzuar, mbikqyrur, përcjellë, punuar ngushtë dhe duke i raportuar verbalisht dhe/ose me shkrim Arkeologut përgjegjës.
  3. Të ndjekin me përpikëri dhe në mënyrë sistematike dokumentimin e detajuar të gjetjeve (në formularët përkatës), të kontekstit të gjetjës me nivel matës, plotësimin e të dhënave, dokumentimin dhe procesimin e fragmenteve të artefakteve, ekofakteve, materialit osteologjik duke i sistemuar dhe etiketuar si dhe të kryejnë dokumentimin teknik të strukturave apo tipareve arkeologjike të zbuluara in situ. Po ashtu duhet të angazhohen në sistemimin e gjetjeve arkeologjike sipas rëndësise, vlerës arkeologjike apo dhe të materialit kuantitativ.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Njohës me përvojë të dokumentimit arkeologjik, me shkollim apo eksperiencë nga fusha e arkeologjisë apo disiplinave relevante
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

II.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportiti
Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Staf profesional (arkeolog- historian ose fushe e përafert e trashëgimis kulturore) për menaxhim dhe promovim të Kalasë së Prizrenit.
Numri i personave që do të rekrutohen: 4
Ditë angazhimi: 6 muaj (144 dite pune)
Kategoria funksionale/Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 02-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit- Prizren

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqësi/Pergjegjesit te Kalase
  2. Të ketë njohuri të mira në fushën e trashëgimis kulturor, e sidomos nga zona e Prizrenit, kalas dhe muzeut të kalas
  3. Të ketë aftesi të mira komunikimi dhe promovimi të trashëgimis kulturore
  4. Të ketë njohuri dhe përvoj pune në kalan të Prizrenit.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport
Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditë angazhimi: 45
Kategoria funksionale/Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit- Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Vizatimi, skicimi i materialeve arkeologjike paraqitjen grafike të gjetjeve të paraqitur me shkallë zvogëluese përmes vizatimeve teknike skicuar me dorë dhe përpunuar në formë itale
  3. Skicimin me dorë dhe në mënyre digjitale të objekteve të gjetura dhe planimetrive
  4. Kryen dokumentimin teknik përmes vizatimit teknik dhe në formë të digjitalizuar.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Profesionist, të diplomuar apo dhe student të fushave përkatëse e të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Arkitekturë a Art) me njohuri për vizatimin e planimetrive dhe materialit të luajtshëm arkeologjik
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

IV.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport” Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Punëtor fizik.
Numri i personave që do të rekrutohen: 12
Ditë angazhimi: 40
Kategoria funksionale Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 04-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqësit- Përgjegjësit
  2. Asistojnë në pune sipas udhëzimeve të Arkeologut- Udhëheqësit të projektit
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetsore që të kryejnë punë fizike me kazmë, lopatë, karrocë, mistri dhe mjete tjera pune
  4. Të bashkëpunojnë ngushtë me udheheqesin e grupit.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Punëtor krahu me njohuri bazë mbi proceset e punëve konservueseV restauruese
  • Të dorëzohet një CV me detaje të përvojës
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit/Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Restaurator- Konservator
Numri i personave që do të rekrutohen: 2
Ditë angazhimi: 45
Kategoria funksionale/Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 05-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit- Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut-Udhëheqësit
  • Analizojnë përmbajtjen fizikefkimike të materialeve të strukturave dhe objekteve të (luajtshme dhe të paluajtshme) arkeologjike dhe jep rekomandime për teknikat e konservimit'konsolidimit
  • Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuesefkonsoliduese në lokalitet.
  • Njohës me përvojë i konservimit të strukturave arkeologjike.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert i konservimit nga fusha të afërta me Arkeologjinë (Konservim- RestaurimJ Arkeologji, Konservim-Restaurim) Arkitekturë, etj) Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në konservim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Fotograf 8 Arkitekt- Dizajner
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditë angazhimi: 45
Kategoria funksionale/Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 06-09/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit- Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut- Udhëheqësit
  2. Të fotografon me aparat profesional fotografik dhe përpunohen fotografit e objekteve për katalog
  3. Të përpunon me programe speciale softver-ike dhe sistemon fotografitë sipas kërkesës së Arkeologut-Udhëheqësit.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë Fotograf me përvojë pune në fushën e Trashëgimisë Arkeologjike
  • Arkitekti- Dizajneri të ketë përvoje në fushën e trashegimis kulturore
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, së punës në fushën e Trashëgimisë Kulturore
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet nga Komisioni Profesional përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Shënim: Transportimi i kandidatëve të përzgjedhur në Kalanë e Prizrenit mbetët përgjegjësi
individuale.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 22.09.2021

Dokumentacioni i kandidatëve aplikant duhet të dërgohet deri me 30.09.2021 në ora 14:00 adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Departamenti Trashëgimisë Kulturore për
Projektin “Vazhdim i Projektit Kapital Kalaja e Prizrenit- Prizren ”

Potpuno saopštenje.

Prano njoftimet me email