Konkurs në arsim

50x50 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna Gjakovë
Objavljeno
16/12/2021
Ističe
30/12/2021
Grad
Đakovica
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Prano njoftimet me email

Opis

Në bazë të nenit 67 dhe 68, te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5 paragrafi c të  Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit  Administrativ (MASHT) numër 05/2021 dhe 08/2021 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të  Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës bën: 

SHPALLJE TË KONKURSIT 

Për plotësimin e pozitave të lira dhe zëvendësimet në Arsim

Pozitat e lira

Nr. | Institucioni | Pozita | Vend i lirë

1. | SHFMU “Hamëz Cena” në Demjan | Art Figurativ (8) orë mësimi në jave | Vend i lirë Gjithsej 12 orë
SHFMU “Pjetër Muqaj” në Guskë | Art Figurativ (4) orë mësimi në javë

2. | SHFMU “8 Dëshmorët” në Kralan | Fizikë (8) orë mësimi në javë | Vend i lirë Gjithsej 12 orë
SHFMU “Rilindja” në Dobrigje | Fizikë (4) orë mësimi në javë

3. | SHFMU “Dëshmorët  e  Kombit”  në Shqiponjë | Një (1) edukatore | Vend i lirë

4. | IP “Ganimete Tërbeshi” | Një (1) edukatore | Vend i lirë

5. | SHFMU “Rilindja” në Dobrigje | Një (1) mësimdhënës për lëndën e matematikës | Vend i lirë Gjithsej 16 orë

6. | SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë | Dy (2) mësimdhënës, mjek të përgjithshëm | Vend i lirë Gjithsej 27 orë

7. | SHMLT “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës për lëndën e elektros | Pension me datë 27.02.2022

Zëvendësimet

Nr. | Institucioni | Pozita | Vend i lirë

1. | SHFMU “Luigj Gurakuqi” në Korenicë | Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor | Pushim i lehonisë, Periudha mars/ 2022

2. | SHFMU “Haxhi Hoti” në Rogovë | Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor | Pushim i lehonisë Periudha 12.12.2021

3. | SHFMU “Zef Lush Marku” në Brekoc | Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor | Pushim i lehonisë Periudha 01.03.2022

4. | SHFMU “Rilindja” në Dobrigje | Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor | Pushim i lehonisë Periudha 15.01.2022

5. | SHFMU “Mustafa Bakija” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës i mësimit klasor | Pushim i lehonisë Shkurt/2022

6. | SHFMU “Ukshin Miftari” në Skivjan | Edukatë muzikorë (5) orë mësimi në jave | Pushim i lehonisë Gjithsej 20 orë
SHFMU “Fan Noli” në Dujakë | Edukatë muzikorë (5) orë mësimi në javë
SHFMU “Luigj Gurakuqi” në Korenicë | Edukatë muzikorë (5) orë mësimi në javë
SHML Gjimanzi “Hajdar Dushi”, paralelja në Ponoshec | Edukatë muzikorë (2) orë mësimi në javë
SHML  Gjimnazi  “Hajdar Dushi”, paralelja në Bishtazhin | Edukatë muzikorë (3) orë mësimi në javë

7. | SHFMU “Gjergj Fishta” në Bishtazhin | Një (1) mësimdhënës për lëndën e Matematikës | Pushim i lehonisë Gjithsej 12 orë

8. | SHMLT  “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës për lëndën e Matematikës | Pushim i lehonisë Gjithsej 13 orë

9. | SHFMU “Gjergj Fishta” në Bishtazhin | Një (1) mësimdhënës për lëndën e Gjuhës Gjermane | Pushim i lehonisë Gjithsej 8 orë

10. | Shkolla “Prenk Jakova” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës i lëndës së Perkusioneve | Pushim i lehonisë (Rishpallje) | Gjithsej 20 orë

11. | Shkolla “Prenk Jakova” në Gjakovë | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Pianos | Me Kohë të pacaktuar Gjithsej 10 orë

12. | SHMLE “Kadri Kusari” në Gjakovë | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Hotelerisë | Deri më datën 31.08.2022 Gjithsej 9 orë

13. | SHMLE “Kadri Kusari” në Gjakovë | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Gjeografisë | Nga data 19.01.2022 Gjithsej 6 orë

14. | SHMLE “Kadri Kusari” në Gjakovë | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Ekonomisë | Më kohë të pacaktuar Gjithsej 12 orë

15. | SHFMU “Yll Morina” në Gjakovë | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës Angleze | Periudha Mars/2022 Gjithsej 20 orë

16. | SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë | Një (1)  Mësimdhënës i lëndëve farmaceutike | Periudha 15.04.2022 Gjithsej 20 orë

17. | SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë | Një (1) mësimdhënës të lëndës së Matematikës | Nga data 15.04.2022 Gjithsej 20 orë

18. | Gjimnazi “Asllan Berisha” në Rogovë | Një (1) mësimdhënës të Edukatës Fizike | Me Kohë të caktuar Gjithsej 14 ore

19 | SHFMU “Zekeria Rexha” në Gjakovë | Dy (2) mësimdhënës  të Gjuhës Angleze | Gjithsej 32 orë

21. | SHFMU “Dëshmorët e Dushkajës” në Bardhaniq | Një (1) Mësimdhënës për lëndën e Gjuhës Angleze | Gjithsej 20 orë

22. | IP “Ganimete Tërbeshi “ në Gjakovë | Një (1) Edukatore | Pushim Mjekësor

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënësit

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Kushtet dhe Kualifikimi:

Në bazë të Udhëzimit Administrativ numër 05/2021 dhe 08/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, për pozitat e lartshënuara kërkohet:

  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300ECTS);
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) kopje;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 16.12.2021 deri me datë 30.12.2021(16:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

 

Slični oglasi

25/01/2022
23/01/2022