Këshilltar/e i Lartë Kushtetues Juridik (2)

gjykata kushtetuese e1604560690788
Gjykata Kushtetuese
Objavljeno
12/07/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Në mbështetje të nenit 13 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-121; në mbështetje të rregullit 21 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; të neneve 6, 11, 12, 13 dhe 14 të Rregullores Nr. 03/2019 të Njësisë Ligjore, Sekretaria shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

Pozita: Këshilltar i Lartë Kushtetues Juridikë
Kodi: GJ-NJL 02-09
Numri i vendeve të punës: 2 (dy)
Kohëzgjatja e kontratës: Pa afat
Puna Provuese: 1 (një) vit

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës

Nën mbikëqyrje të këshilltarit të Parë kushtetues juridik dhe të gjyqtarëve përkatës, mbështet punën profesionale të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë hulumtime ligjore dhe analiza dhe duke ndihmuar në hartimin e vendimeve, të raporteve dhe të materialeve të tjera juridike të hartuara nga Gjykata Kushtetuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • ndihmon në përgatitjen e raporteve paraprake, vendimeve dhe materialeve të tjera ligjore që ndërlidhen me juridiksionin e Gjykatës;
  • bën analiza kushtetuese dhe ligjore;
  • merr pjesë në seanca shqyrtuese dhe mban shënime për rastet;
  • përgatitë opinione kushtetuese-ligjore sipas kërkesave të Kryetarit apo gjyqtarëve të Gjykatës;
  • monitoron dhe udhëzon Këshilltarët Kushtetues Juridikë lidhur me detyrat që u janë caktuar atyre në rastet;
  • kontribuon në funksionimin efikas dhe efektiv të Njësisë Ligjore si dhe kryen detyra tjera që kërkohen nga Këshilltari i Parë Kushtetues Juridik;
  • përgjegjës për të siguruar kualitetin e vendimeve të Gjykatës në rastet në të cilat janë caktuar; dhe
  • përgjegjës për të mbështetë hulumtimin, analizën dhe hartimin e mendimeve mospajtuese dhe konkurruese sipas këshillës së gjyqtarit.

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme 

  • Përgatitja e avancuar universitare në shkencat juridike, me ekspertizë në të drejtën publike, të drejtën kushtetuese, të drejtësisë kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut;
  • Pesë (5) vite përvojë profesionale juridike;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze.

Kandidati për pozitën e këshilltarit të lartë kushtetues juridik duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim), të ketë aftësi për të identifikuar prioritetet, të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, dhe hulumtimit në internet.

Informata të përgjithshme për kandidatët

Përcaktimi i pagës, për pozitën e shpallur, bëhet në përputhje me Rregulloren e punës dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikacionet nga personat e komuniteteve joshumicë dhe nga kandidatet femra. Politika e përfaqësimit gjinor dhe të të gjitha komuniteteve të Kosovës do të zbatohet gjatë procesit të punësimit në Sekretarinë e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Procedura e konkurrimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një biografi profesionale, një letër motivuese dhe me dokumentacion përkatës lidhur me përgatitjet shkollore dhe përvojën e kërkuar të punës.

Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundë të shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatën Kushtetuese www.gjk-ks.org

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet e-mailit në adresën: gjk.burimetnjerezore@gjk-ks.org, nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në kopje fizike në Zyrën e Departamentit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore (DABNJ) të Gjykatës Kushtetuese.

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve, nëpërmjet e-mailit, nëpërmjet shërbimit postar apo në Zyrën e Personelit të Gjykatës Kushtetuese, është më 26.07.2021, në orën 16:00.

Beleška: Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Potpuno saopštenje.