Kërkesë për ofertë për përkthim

Inject e1612087732430
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT
Objavljeno
18/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Vrsta oglasa
Tenderi  

Opis

Organizata jofitimprurëse "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT" u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.inject.org

Kërkesë për ofertë për përkthim

Initiative for Justice and Equality – INJECT kërkon të angazhojë një kompani e cila do të realizojë përkthim direkt të trajnimit me titull “Dhuna Ekonomike” nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas. Pjesëmarres do të jenë 20 persona. Trajnimi do të mbahet jashtë Prishtinës, me datë 27 dhe 28 tetor. Poashtu, nga gjuha shqipe të përkthehet dokumenti rreth 20 faqe në gjuhën serbe.

Vërejtje: Sipas Ligjit 03 / L-037 të TVSH-së, Udhëzimit Administrativ 03/2015 dhe Shpjegimit Publik 04/2016; ofertat duhet të dërgohen pa TVSH. INJECT do t’ju dërgojë dokumentin për lirim nga TVSH përpara marrjes së faturës.

Kushtet e ofertimit:

  • Kopja e çertifikatës së regjistrimit, numri fiskal;
  • Kompania duhet të ketë të paktën dy (2) vite përvojë profesionale në këtë fushë;
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania ofertuese;
  • Oferta duhet të dërgohet në format PDF përmes email-it në: info@inject-ks.org;
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është më 23 tetor.
  • Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë apo nuk ndjek udhëzimet e cekura nuk do të merret parasysh;
  • Paisjet e përkthimit.

Me rëndësi:

Kriteret e vlerësimit bazohen në përvojën e punës së kompanisë, referencat e punës, kualitetin e punës paraprake si dhe oferta financiare. Kriteri i dhënies së kontratës: operator përgjegjës, çmimi më i ulët për kualitetin më të mirë.

Kushtet e përgjithshme

INJECT e rezervon të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara. Vendimi final nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të INJECT. Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni për Vlerësim i Prokurimit të INJECT në momentin e mbylljes së procesit.

Ju lutemi që në email aplikim, në subject të shënoni: Ofertë për përkthim - Dhuna Ekonomike

Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohet.

Prano njoftimet me email

Slični oglasi