Inxhinier/e i/e Procesit

hidrodrini 1 e1600241647201
Hidrodrini
Objavljeno
22/06/2021
Grad
Peć
Kategorija
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të Punës , nenit 4 të UA 0712017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë publikon këtë :

KONKURS

Pozita: Inxhinier i Procesit
I përgjigjet: Menaxherit të Impiantit për Ujëra të Ndotura (ITUN)
Ekzekutues:1 (Një)
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit,

Detyrat dhe përgjëgjesitë:

  • Mbështetje menaxhmentit të impiantit në menaxhimin e punëve të stafit dhe nën-kontraktuesve
  • Projekton sisteme të cilat trajtojnë ujërat e ndotura në mënyrë të sigurt duke mënjanuar substanca të dëmshme
  • Planifikon specifikat për pompa dhe pajisje tjera të cilat bartin ujërat e ndotura në impiantin për trajtim si dhe rrjedhën e ujërave të ndotura nëpër sistem
  • Siguron që të gjitha specifikat e objektit dhe ujit të jenë sipas kodimit korrekt
  • Bën vlerësimin ce funksionimit të impiantit: garanton rregullimin e duhur të proceseve të impiantit, koordinon marrjen e mostrave për të garantuar një baraspeshim të procesit të trajtimit dhe përmbushjes së kritereve të derdhjes se ujerave te ndotura, garanton kryerjen e duhur të analizave laboratorike nga ana e stafit të laboratorit
  • Rekomandon ndryshime dhe përmirësime kur është e domosdoshme
  • Mbështetje në planifikimin e mirëmbajtjes
  • Mbështetje në planifikimin e furnizimit me materiale dhe kemikate
  • Zbatimi i rregulloreve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
  • Mbështetje në përgatitjen dhe përdorimin e formularëve për punë të ndryshme

Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:

  • Diplomë universitare në një prej fushave që ndërlidhen me inxhinierinë e ujërave të ndotura: inxhinier i kimisë, bioteknologjisë ose mjedisit
  • Përvojë në procesin e trajtimit të ujërave të ndotura
  • Njohuri të mira mbi proceset kimike të ujit
  • Aftësi në aplikimin e njohurive të ndryshme mbi praktikat dhe parimet inxhinierike
  • Demonstron aftësi të mira verbale dhe në të shkruar, në të dy aspektet: teknike dhe administrative
  • I aftë të planifikojë dhe konceptualizojë
  • Aftësi të larta organizative
  • lniciativë
  • Vendos prioritete
  • I aftë në menaxhimin e problemeve
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune në fushen e inxhinierisë kimike, biteknologjike, ose të mjedisit
  • Kopja e letëmjoftimit
  • Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Letër motivimin

Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini 'Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Yeb — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com .

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).

Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Heb — faqen www.hidrodrini.com

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.

Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.