Instrumentist/e në Filharmoninë e Kosovës

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministarstvo kulture, omladine i sporta
Objavljeno
16/10/2021
Grad
Priština
Kategorija
Muzikë  
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06/L-114,  Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 02/L-59 për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e  Kosovës dhe Statutin e Filharmonisë së Kosovës, Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe  Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të Trashëgimisë  Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall:  

KONKURS 

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Titulli i punës: Instrumentist / Fagot II
Institucioni: Filharmonia e Kosovës
Kategoria funksionale / Page fikse: 617 €
Numri i referencës:
I përgjigjet: Drejtorit të Filharmonisë së Kosovës
Vendi: Prishtinë

Detyrat Kryesore (përshkrimi i shkurtë i detyrave të punës, sipas përqindjes së kohës.

  1. Interpreton në koncertet e Orkestrës dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës ;
  2. Merr pjesë në provat e rregullta ditore në kohëzgjatje prej 4 orëve;
  3. Kryen detyrat profesionale sipas pozicionimit në orkestër; 
  4. Paraprakisht përgatit / ushtron partin orkestral në shtëpi; 
  5. Interpreton pjesë / parte solistike dhe kamerale sipas pozitës në orkestër ; 
  6. I nënshtrohet audicionit periodik sipas dispozitave ligjore. 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë 

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:  

  • Njohuri të duhura lidhur me profesionin e instrumentistit frymor;
  • Aftësi për të punuar në grup me instrumentistë të tjerë në orkestër;
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe gatishmëri për punë me orar fleksibël të punës; 
  • Përvoja në formacione orkestrale e kamertale është përparësi;
  • Fakulteti i Arteve – Departamenti i Muzikës / Master në Drejtimin Frymorë;
  • Së paku 2 vjet përvojë në interpretim orkestral; 
  • Dëshmi mbi aktivitetin solistik, kameral dhe orkestral; 
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime. 

Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin: Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së  Kosovës Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës , Ligji Nr. 02/L-59 për Filharmoninë,  Operën dhe Baletin e Kosovës dhe Statuti i Filhamonisë së Kosovës, Rregullorja (QRK)Nr.15/2018,  për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të  Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimi Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e  Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik . 

Procedurat e konkurrimit: Përzgjedhja e instrumentistëve në Filharmoninë e Kosovës, bëhet përmes  audicionit. 

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është pa afat të caktuar . 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT  

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është  prej dt. 16.09.2021 deri me dt.15.10.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 16.10.2021 deri me  datën 30.10.2021.  

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e  MKRS-se. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit  e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga  të gjitha komunitetet në Kosovë.  

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.  Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes,  konsiderohen të vlefshme.Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë  kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

Kërkesë për ofertë   Priština nova
03/12/2021
02/12/2021