Inspektor/e i/e Ndërtimit

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna e Podujevës
Objavljeno
22/11/2021
Grad
Podujevo
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

RN00007787
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 01/11/2021
Afati për aplikim: 22/11/2021 - 06/12/2021

Pozitat aktualisht të lira 

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000239 | RN00006342 | Inspektor i Ndërtimit | Profesional 1 | 7 | Komuna Podujevë | Drejtoria e Inspeksionit

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimi
  • Institucioni Komuna Podujevë
  • Nr. i Referencës RN00007787
  • Kodi RPC0001598
  • Data e njoftimit 01.11.2021
  • Afati për aplikim 22.11.2021 - 06.12.2021 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Të kontrollojë produktet ndërtimore, pajisjet, aparatet, repromaterialin për prodhim,përpunim dhe  finalizim, si dhe prodhimet në të gjitha fazat e prodhimit dhe në të gjitha vendet ku gjenden dhe  dokumentacionin tjetër përkatës të nevojshëm më qellim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore; 
  • Merr pjesë në inspektimin e objektet ndërtimore për të verifikuar dokumentacionin e nevojshëm rreth  ndërtimit të objektit sidomos për leje ndërtimore;
  • Të hyjë në çdo kohë gjatë orarit të punës, në prani të drejtuesit apo përfaqësuesit të tij, në reparte, linja  prodhimi e shfrytëzimi dhe qendra tregtimi ku ushtrojnë veprimtari subjektet e përshkruara me ligj;
  • Mbikëqyr punën e pjesëmarrësve në ndërtimin, modifikimin, përdorimin, mirëmbajtjen dhe rrënimin e  ndërtesave, si dhe cilësisë së përdorimit të produkteve të ndërtimit; 
  • Me rastin e inspektimit në objekte ndërtimore harton procesverbale me shkrim;
  • Kujdeset për aplikimin e fletëparaqitjeve për kundërvajtje;
  • Lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas rregullave ligjore për evitimin e parregullsive apo të  mungesave gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor;
  • Ndërmerr masat e sigurisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje;
  • Merr pjesë në komisione kur ngarkohet, kryen detyrat përkatëse si dhe detyra te tjera që mund t’i  ngarkohen nga mbikëqyrësi ne përshtatje me natyrën e punës dhe profesionit tij.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo  ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master,  fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor) Fakulteti i  Ndërtimtarisë
  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, Licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur  vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën  zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;   
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që  ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike  ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe  për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave  profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Dëshminë që nuk jeni nën hetime ( nga gjykata ).

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të  domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë të Ndërtimit. 
  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës  domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur më  Grupin Specialistë të Inxhinierisë të Ndërtimit.  
  • Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë  të Ndërtimit që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim. 
  • Vlerësimi i njohurive të vendit të punës bëhet bazuar në Ligjit të Ndërtimit Nr.04/L-110, apo Ligjet dhe  Rregullore të tjera që ndërlidhen me fushën e ndërtimit. 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net) 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

18/11/2021