Inspektor/e i/e Ndërtimit

50x50 prizren logo
Opština Prizren
Objavljeno
08/09/2021
Grad
Prizren
Vrsta oglasa
Posao  

Opis

Pozitat aktualisht të lira

Kodi RPC0000799
Nr. i Referencës RN00006931
Titulli i pozitës Inspektor i Ndërtimit
Klasa e pozitës Profesional
Koeficient 17.5
iInstitucioni Komuna Prizren

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prizren shpall:

Konkurs 

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit
Institucioni Komuna Prizren
Nr. i Referencës RN00007513
Kodi RPC0001346
Data e njoftimit 18.08.2021
Afati për aplikim 08.09.2021 - 15.09.2021

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Inspektori i ndërtimtarisë bënë mbikëqyrjen në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet), etj.
  2. Mbikëqyrë standardet e ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet që vihen në përdorim gjatë ndërtimit.
  3. Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore, a kryhen këto punë në përputhje me dokumentacionin teknik-investues në bazë të cilit është dhënë leja e ndërtimit.
  4. Inspekton librat e punimeve, kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor, instalimet ndërtimore dhe kualitetet teknike.
  5. Prania e të metave gjatë punimeve apo mos përmbajtja e rregullave të ndërtimit e obligon inspektorin e ndërtimtarisë që ta urdhërojë kryesin e punimeve që t’i evitojë të metat e theksuara duke i ndaluar punimet që të vazhdojnë më tej.
  6. Përcjellë secilin rast veç e veç duke përgatitur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurës administrative me përpilimin e procesverbalit e deri në Vendimin për rrënim të detyrueshëm nëse paraqitet
  7. Kryen edhe punë të tjera nga fusha e ndërtimtarisë.
  8. Jep mendime profesionale për ndërtim, këshilla, sugjerime dhe udhëzime.

Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).

  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Ndërtimtarisë
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Njohuri lidhur me pozitën e shpallur. Njohuri të përgjithshme

Njohuri analitike dhe logjike

Njohuri lidhur me ligjet e aplikueshme qe lidhen me vendin e punes

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Prano njoftimet me email

Slični oglasi

22/11/2021
18/11/2021